Sulmet në KZAZ nr.19 me kapsolla dhe bomba molotov/ Policia: Arrestohen 12 persona, 39 në kërkim

Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona, 39  të tjerë janë shpallur në kërkim,  si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti”.

Sipas policisë, protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, por edhe në drejtim të efektivëve.

Persona e vënë në pranga janë:

K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan

M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr

F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi

A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër

E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër

J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër

I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër

O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër

L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

A. B.,  61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Policia njofton se mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet. 


Lajmi kryesor:

Në polici pas sulmit mbi KZAZ-në e Vaut të Dejës, Hila në Report Tv: S'isha aty! Shkarkimi? S'di gjë, po vijon detyrën


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja