1763133572_ambasadaazere.JPG

Autoritetet azere kanë protestuar zyrtarisht kundër Rusisë për dëmet e shkaktuara ndaj ambasadës së tyre gjatë sulmit të mëngjesit herët në Kiev nga ushtria ruse. Ambasadori rus në Baku, Mikhail Yevdokimov, është thirrur në ministrinë e Jashtme azere për të marrë një notë zyrtare proteste.

Sipas komunikatës zyrtare, një nga raketat Iskander ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës ukrainase, në territorin e misionit diplomatik. “Shpërthimi ka shkatërruar plotësisht një pjesë të murit të ambasadës”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se sulmi ka dëmtuar gjithashtu ndërtesën administrative, konsullatën dhe vetë ndërtesën diplomatike, si edhe disa automjete zyrtare të parkuara. Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në fillim të këtij viti dhe vitin e kaluar pranë misionit diplomatik në Kiev. Baku pretendon se këto sulme, që shkelin të drejtën ndërkombëtare, kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha ndaj misionit diplomatik azer në qytetin ukrainas të Kharkivit në mars 2022.

Për më tepër, gushtin e kaluar, dronë rusë sulmuan një rafineri të kompanisë së naftës azere SOCAR në rajonin e Odesës, duke plagosur një punëtor dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Ambasadori rus është informuar sot se Moska duhet të zhvillojë një hetim dhe të japë “shpjegime të detajuara” mbi ngjarjen, pasi këto sulme janë “të papranueshme”.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv rus gjatë natës, 430 dronë e 18 raketa në Kiev! 13 të vrarë dhe 35 të plagosur! Zelensky: Ishte llogaritur për dëme të mëdha