Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë mbrëmjen e djeshme në Kiev, duke përdorur qindra dronë dhe raketa. Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë u plagosën. Në Desnianskyi u regjistruan pjesa më e madhe e të plagosurve sipas The Kyiv Independent, ndërsa midis tyre janë një grua shtatzënë dhe një fëmijë 10-vjeçar.

Të vrarët në sulmin masiv rus që goditi Ukrainën gjatë natës e konfirmoi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një postim në X denoncoi atë që e përkufizoi si “një sulm të llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëmin maksimal ndaj njerëzve dhe infrastrukturës civile”.

Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, 11 ndërtesa në Kiev u goditën gjatë natës. Një spital dhe një shkollë u dëmtuan gjithashtu. Vala e bombardimeve shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes në disa zona të kryeqytetit. Përveç Kievit, avionë luftarakë dhe dronë rusë u pikasën edhe në Kharkiv, Sumy dhe Odessa.

Ndërkohë, dronët ukrainas kanë bombarduar një terminal nafte në Novorossiysk, në Detin e Zi, raportoi TASS, duke cituar Komandën Operacionale të Krasnodarit.

"Në Novorossiysk, një depo nafte në kompleksin e transbordimit Sheskharis u dëmtua si pasojë e një sulmi me dron të regjimit të Kievit", thuhet në deklaratën zyrtare. 

Në disa zona përgjatë frontit jugor të Ukrainës, situata po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Kjo u raportua nga Vladyslav Voloshyn, zëdhënës i Forcave Jugore të Mbrojtjes.

"Kushtet në jug janë larg të qenit të qeta dhe, le të themi, po përkeqësohen në disa pjesë të vijës së kontaktit", tha Voloshyn, duke shtuar se "armiku po vazhdon operacionet e tij sulmuese drejt Huliaipole, duke u përpjekur të shtyjë forcat mbrojtëse nga pozicionet tona, me zjarr të kombinuar intensiv ndaj pozicioneve tona".

Sipas Voloshyn, "rusët nuk kanë bërë përparim të konsiderueshëm", por ai specifikoi se armiku ka shkatërruar disa pozicione ukrainase, megjithëse nuk ka qenë në gjendje të hyjë në to ose të sjellë përforcime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Kievi: E gjithë Ukraina është nën kërcënimin e raketave

1762539705_ukraine.avif

"Këtë mbrëmje, u lëshua një alarm ajror për të gjitha rajonet e Ukrainës. Rusët ngritën në ajër avionë luftarakë MiG-31K", raportoi RBC-Ukrainë, duke cituar Forcat Ajrore.

"E gjithë Ukraina është nën kërcënimin e raketave! Një MiG-31K u regjistrua duke u ngritur nga fusha ajrore Savasleyka", vuri në dukje Forcat Ajrore, duke specifikuar gjithashtu se objektiva me shpejtësi të lartë u zbuluan në rajonin Sumy dhe të tjerë drejt rajonit të Kievit.

Ora 16:13
Sulmet ruse në Kiev goditën ambasadën azere, Baku proteston

1763133572_ambasadaazere.JPG

Autoritetet azere kanë protestuar zyrtarisht kundër Rusisë për dëmet e shkaktuara ndaj ambasadës së tyre gjatë sulmit të mëngjesit herët në Kiev nga ushtria ruse. Ambasadori rus në Baku, Mikhail Yevdokimov, është thirrur në ministrinë e Jashtme azere për të marrë një notë zyrtare proteste.

Sipas komunikatës zyrtare, një nga raketat Iskander ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit, sipas orës ukrainase, në territorin e misionit diplomatik. “Shpërthimi ka shkatërruar plotësisht një pjesë të murit të ambasadës”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se sulmi ka dëmtuar gjithashtu ndërtesën administrative, konsullatën dhe vetë ndërtesën diplomatike, si edhe disa automjete zyrtare të parkuara. Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në fillim të këtij viti dhe vitin e kaluar pranë misionit diplomatik në Kiev. Baku pretendon se këto sulme, që shkelin të drejtën ndërkombëtare, kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha ndaj misionit diplomatik azer në qytetin ukrainas të Kharkivit në mars 2022.

Për më tepër, gushtin e kaluar, dronë rusë sulmuan një rafineri të kompanisë së naftës azere SOCAR në rajonin e Odesës, duke plagosur një punëtor dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Ambasadori rus është informuar sot se Moska duhet të zhvillojë një hetim dhe të japë “shpjegime të detajuara” mbi ngjarjen, pasi këto sulme janë “të papranueshme”.

 

Ora 16:09
Moska: Jemi të hapur për takimin SHBA-Rusi në Budapest

1763133143_mariazakharova.JPG

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka përsëritur se Moska mbetet e hapur për një samit me Shtetet e Bashkuara në Budapest, por ka shtuar se një takim i tillë duhet të bazohet në marrëveshjet e arritura në samitin e mëparshëm ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska. 

Zakharova, e cituar nga agjencitë ruse, ka deklaruar se kontaktet ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, do të vazhdojnë nëse është e nevojshme.

Samiti i planifikuar u njoftua muajin e kaluar, por Trump e anuloi pak pas kësaj, duke thënë se nuk dëshironte të humbiste kohë.

Ora 10:43
Zelensky: Rusët lëshuan mbi 430 dronë natën, sulm i llogaritur mirë

1761299335_volodymyrzelensky.webp

Janë 4 personat e vrarë në sulmin masiv rus që goditi Ukrainën gjatë natës. Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në një postim në X denoncoi atë që e quajti “një sulm të llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëmin maksimal ndaj njerëzve dhe infrastrukturës civile”, duke theksuar se “vetëm në Kiev dhjetëra ndërtesa banimi janë dëmtuar”.

“Gjatë sulmit u përdorën rreth 430 dronë dhe 18 raketa, përfshirë raketa balistike dhe aerobalistike”, deklaroi Zelensky, duke folur për “dhjetëra të plagosur, mes tyre fëmijë dhe një grua shtatzënë”. “Një sulm mizor”, shkroi ai, duke shpjeguar se “shënjestra kryesore e sulmit ishte Kievi, por goditjet prekën edhe rajonet e Kievit, Kharkivit dhe Odesës” dhe se “sipas të dhënave paraprake, këtë mëngjes rusët përdorën një raketë Zircon në rajonin e Sumit”.

“Ambasada e Azerbajxhanit u godit nga mbetjet e një rakete Iskander”, shtoi Zelensky. Më pas përfundoi: “Ukraina po u përgjigjet këtyre sulmeve me forca me rreze të gjatë veprimi dhe bota duhet t’i ndalojë këto sulme ndaj jetës përmes sanksioneve. Rusia ende është në gjendje të shesë naftë dhe të ndërtojë planet e saj. Kjo duhet të marrë fund. Po zhvillohet një punë e madhe me partnerët për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore, por nuk mjafton. Kemi nevojë për përforcime me sisteme shtesë dhe raketa ndërprerëse. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë. Presim vendime konkrete.”, shkruan Zelensky në X.

 

 

 

Xh.D/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjaft Më!: 14/11/2025 23:44

    Kjo lojë Tragjiko-komike, DUHET të marri fund sa më shpejt! E gjithë Bota e din (Edhe Fëmnitë në djep), që Ukraina është totalisht dhe e gjitha RUSI dhe Populli Ukrainas dhe Populli Rus janë e njëjta gjë. Një Histori, Një Kulturë, Një Fe, Një Origjinë, Një Gjuhë, Një ADN. Ukraina DUHET që të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur me Atdheun e Vet Mëmë, RUSINË E SHENJTË!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?