
Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, pas sulmit me raketa në Kryeqytetin ukrainas Kiev.
Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku Vitali Klitschko,i cili tha se raketat ruse goditën të paktën dy ndërtesa banimi në lagjen Shevchenkivskyi të qytetit. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja dhe më pas njoftojnë se kanë nxjerrë një vajzë shtatëvjeçare.
“Ajo është gjallë. Tani ata po përpiqen të shpëtojnë nënën e saj', tha Kryebashkiaku.
Lajmi kryesor:
Raketat ruse mbi Kiev, shpëton një vajzë e vogël! Qeveria: Rusia ka vjedhur 400 mijë ton grurë










