Franca ka vendosur të mobilizojë 10 mijë trupa shtesë për sigurinë pas sulmeve të javës të kaluar që lanë 17 të vdekur. Ky ishte urdhri i presidentit François Hollande pas një “takimi krize” më zyrtarët e lartë.
Forcimi i sigurisë nën planin e quajtur “Vigipirate” mbetet aktiv në nivelin e tij më të lartë dhe do të përqëndrohet kryesisht në qendrat fetare, por edhe xhamitë. Duke folur për sulmet e javës së kaluar, kryeministri Manuel Valls beson se tre autorët e masakrës kanë pasur bashkëpunëtorë dhe siguroi popullin e tij që nuk do të ketë shpëtim për ta.
Ndërsa ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve njoftoi se rreth 500 anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë do të dërgohen për të mbrojtur 717 shkolla hebraike. Takimi i sigurisë pritet të nxjerrë detaje mbi sulmin terrorist të javës së kaluar.
Një element i ri është zbulimi i banesës së dytë të Coulibaly ku mendohet të ruhen armët e tij. Ndërkaq, kryeministri Manuel Valls parashtroi nevojën urgjente që Parlamenti Europian të miratojë rregullore të reja për regjistrimin e të dhënave të pasagjerëve të linjave ajrore, si një nga armët për të luftuar terrorizmin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO