SHKODËR- Dy sulme terroriste me tre të vdekur dhe disa të plagosur tronditën Francën pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, çështje për të cilën ka folur sot Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili shprehet se ka përpjekje të pandershme për të shëmtuar shprehjen 'Allahu Ekber'.

'Ka përpjekje aspak të ndershme për ta shëmtuar madhështinë e shprehjes 'Allahu Ekber', shprehje e cila fik zjarret dhe nuk mund të jetë simbol i shkatërrimit', shprehet Sytari.

Imami i Shkodrës ka vijuar më tej duke thënë se nuk kemi pse ndihemi në faj për krime që i dënon Islami.

'Nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën 'Allahu Ekber', për një vepër që e dënon islami. Terma si 'terrorizmi islamik' i kthejmë mbrapsht dhe nuk i pranojmë sepse nuk janë tonat', ka thënë imam Sytari para besimtarëve në hytben e kësaj të premteje në xhaminë e Parrucës në qytetin e Shkodres.