Sulmet terroriste, Turqia ofensivë
ndaj Kurdëve brenda në Siri, vret 25

Sulmet terroriste, Turqia ofensivë<br />ndaj Kurdëve brenda në Siri, vret 25
Sulmet e fundit terroriste në Turqi kanë sjellë një reagim të fortë të ushtrisë të cilët kanë nisur një ofensivë të ashpër ndaj militantëve kurdë. Në një deklaratë për mediat, Ushtria ka bërë me dije se ka vrarë 25 militantë kurdë në afërsi të Jarablusit, në Siri.
 
Por Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se nga vala e sulmeve turke në zonë kanë humbur jetën të paktën 35 civilë dhe vetëm katër militantë.
 
20 prej viktimave në radhët e banorëve, sipas grupit me seli në Londër, janë regjistruar në Jeb el-Kussa, 14 kilometra në juglindje të Jarablusit. Të tjerët u vranë prej bombardimeve në Al-Amarneh.
 
Turqia është duke shënjestruar fshatrat kurde përreth Jarablusit të cilin rebelët sirianë, të ndihmuar prej saj, e shkulën nga duart e ISIS-it në ditën e parë të ofensivës.
 
Ankaraja druhet se luftëtaret kurdë mund të vënë nën kontroll një rrip territori përgjatë kufirit me Sirinë, çka do të ishte një shtysë e fuqishme për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, të shpallur të paligjshme nga shteti turk.
 
Operacionet e Turqisë e komplikojnë akoma më shumë luftën e zgjatur civile të Sirisë. Si Ankaraja, ashtu edhe rebelët kurdë janë aleatë të Shteteve të Bashkuara, por kjo nuk i fashit hasmëritë e vjetra mes tyre. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni