Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sot në Facebook, duke përshëndetur operacionin amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij.
“Bota sot është më mirë se dje! Si gjithmonë falë SHBA-së! Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Trump fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij. Pushteti është mjeti për ti shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond. Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!” u shpreh Bardhi.

Lajmi kryesor:
Arrestimi i Maduros/ Spiropali: Shqipëria është përkrah SHBA dhe Trump në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës










