Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç pranon se është takuar tre net rresht me Radoiçiç para ngjarjes

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiç pranon se është takuar tre net rresht me Radoiçiç para ngjarjes

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç, ka pranuar mbrëmjen e djeshme (5 Shkurt) gjatë një interviste se para sulmit terrorist në veri të Kosovës është takuar tre net rresht me Milan Radoiçiçin. Kujtojmë se ai është personi kryesor që ka pranuar që ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një efektivi, Afrim Bunjaku.

Vuçiç gjatë intervistës në TV Happy tha se në takim nuk ishte vetëm Radoiçiç por Slavko Simiç dhe disa djem te tjerë.

“Unë tre net kam pasur takim me ata, aty ishin Radoiçiç e Simiç edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet”, tha Vuçiç.

Më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Milan Radoiçiç që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore