Sulmi i Berishës ndaj 'Abissnet'
AKSHI:Ka vetëm 1% të institucioneve

TIRANË - Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar një bën me dije se kompania “Abissnet”, mbulon me shërbimet e saj vetëm 1 për qind të institucioneve shtetërore.
 
Në cilësinë e administratorit të të dhënave të hapura për shpenzimet qeveritare, kjo agjenci bën me dije se të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare evidentojnë se kompania “Abissnet” mbulon rreth 12% të tregut të shërbimit me internet në Republikën e Shqipërisë, por vetëm 1% në shërbimin ndaj institucioneve shtetërore.

AKSHI per abisnet
 
Më tej Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, deklaron nëpërmjet një njoftimi për shtyp se prezenca e kompanisë “Abissnet” për institucionet qendrore dhe lokale për vitin 2014 nuk ka asnjë rritje krahasuar me periudhën kohore 2012-2013, duke qëndruar në vlerën 1%.
 
Këto të dhëna bëhen publike pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se “Abissnet", ka marrë eskluzivitetin me urdhër të Ramës për furnizimin me internet të mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale.
 

 
Deklarata e plotë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në cilësinë e administratorit të të dhënave të hapura për shpenzimet qeveritare, referuar interesimit të disa mediave, bën me dije se:
 
1) Kompania Abissnet ka një prezencë të ofrimit të shërbimeve të saj në institucionet shtetërore vetëm
 
1%, krahasuar me kompanitë e tjera në këtë fushë. Janë 46 institucione shtetërore që kanë lidhur
 
kontrata shërbimi me këtë kompani. Mbi 50% e këtyre kontratave, 27 të tilla, janë lidhur para muajit shtator 2013.
 
2) 176 është numri i transaksioneve që kjo kompani ka kryer me institutionet shtetërore (pagesa të
 
përmuajshme sipas kontratës), por jo numri i kontratave që kjo kompani ka me këto institucione.
 
3) Vlera mesatare për transaksion e kompanisë Abissnet është 1% në krahasim me kompani të tjera që
 
ofrojnë shërbime të tilla për institucionet qendrore dhe lokale të vendit.
 
4) Sa i takon prezencës së ofrimit të shërbimeve në institucionet qendrore dhe lokale nga kompania
 
Abissnet në raport me kompanitë e kryesore që ofrojnë të njëjtin shërbim, kjo kompani renditet e 5 nga 6 të tilla, pra e parafundit.
 
5) Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare evidentojnë se kompania Abissnet
 
mbulon rreth 12% të tregut të shërbimit me internet në Republikën e Shqipërisë, por vetëm 1% në shërbimin
 
ndaj institucioneve shtetërore.
 
6) Prezenca e kompanisë Abissnet për institucionet qendrore dhe lokale për vitin 2014 nuk ka asnjë rritje
 
krahasuar me periudhën kohore 2012-2013, duke qëndruar në vlerën 1%.
 
Më poshtë në transparencë të opinionit publik gjeni grafikët ilustrues:
AKSHI per abisnet
AKSHI per abisnet

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre