Bombardimi i digës në Nova Kakhovka/ Presidenti i Këshillit të BE-së: Sulmi është një krim lufte

Bombardimi i digës në Nova Kakhovka/ Presidenti i Këshillit të BE-së: Sulmi është një krim lufte

Charles Michel 

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel tha se sulmi në digën Novaya Kakhovpka është i paprecedentë dhe përgjegjësit duhet të paguajnë pasojat.

"Jam i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte dhe ne do të bëjmë Rusinë dhe aleatët e saj të paguajnë pasojat."

Përmes një postimi në Twitter Charles Michel tha gjithashtu se kjo çështje do të diskutohet nga Këshillin e BE-së për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytja.

"Unë do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin e BE-së dhe do të propozoj një ndihmë më të madhe për zonat e përmbytura. Mendimet e mia shkojnë për të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo katastrofë", vijon Michel.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite