Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë, për çdo nevojë kontaktoni në këto numra

Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë, për çdo nevojë kontaktoni në këto numra

1713044956_iran.jpg

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit. Në një njoftim për shtyp bën me dije se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase", njofton ministria.

Për çdo nevojë të mundshme ministria thosë se të gjithë shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813

+972 54-480-6601


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani sulmon Izraelin me 200 dronë, shumica goditen në ajër! Franca dhe SHBA afrojnë avionët luftarakë


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë