Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës që kishte paralajmëruar ndaj Izraelit duke lëshuar 200 dronë, në tre sulme të njëpasnjëshme.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu aktivizoi sistemet për mbrojtje ajrore si dhe vuri në gatishmëri të plotë ushtrinë.
Teksa dronëve iu desh disa orë që të mbërrinin shumë prej tyre janë goditur prej sistemit izraelit për mbrojtje ajrore, duke ua pamundësuar pajisjeve ndikimin në tokë. Disa prej raketave që kanë depërtuar në Izrael kanë shkaktuar “dëm të vogël në instalime ushtarake në jug”.
Pas nisjes së sulmit nga Irani, Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore deri në orën 7 të mëngjesit.
Shtëpia e Bardhë, thotë se "Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do t'i mbështesin që të mbrohen".
Presidenti Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer dhe u kthye në Uashington për konsultime urgjente në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit.
Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.
BE-ja dënon ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit.
"Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim serioz për sigurinë", shkroi Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme Josep Borrell enë X.
Një aeroplan i kompanisë greke Bluebird Airways, i cili u largua nga Roma Fiumicino në orën 19:55 dhe u nis për në Tel Aviv, u ul në Kajro pas lëshimit të dronëve nga Irani drejt Izraelit. Sipas asaj që mësojmë, nuk do të ishte i vetmi fluturim drejt Izraelit që do të ishte riplanifikuar në aeroporte të tjera.
Të paktën katër avionë luftarakë amerikanë dhe dy francezë u ngritën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit dhe po shkojnë drejt hapësirës ajrore të Irakut.
Burimet amerikane vlerësojnë numrin e dronëve të lëshuar nga Irani drejt Izraelit në 400-500". Kjo është raportuar nga faqja e internetit Ynet.
Mohammad Reza Gharaei Ashtiani
“Çdo vend që hap hapësirën ajrore ose territorin e tij ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë një përgjigje vendimtare”.
Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Gharaei Ashtiani.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit. Në një njoftim për shtyp bën me dije se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë atje të zbatojnë udhëzimet e sigurisë.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase", njofton ministria.
Për çdo nevojë të mundshme ministria thosë se të gjithë shqiptarët mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
+972 54-904-2813
+972 54-480-6601
Daniel Hagari
"Një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm",- e ka cilësuar sulmimn e nisur iranian, zëdhënësi ushtarak i Izraelit Daniel Hagari.
"Ne po monitorojmë dronët vrasës iranianë që po fluturojnë drejt Izraelit nga Irani",-shtoi ai.
Grupi i militantëve Hezbollah ka lëshuar dhjetra raketa Katyusha nga jugu i Libanit drejt Galileo, në veri të Izraelit. Sirenat janë aktivizuar në vendbanimet Dafna, Snir, Hagoshrim, Dan dhe në vendbanime të tjera.
Në Izrael është vënë në funksion sistemi Iron Dome, (sistem i lëvizshëm izraelit i mbrojtjes ajrore i zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems dhe Israel Aerospace Industries) që neutralizon pjesën më të madhe të raketave. Sipas njoftimeve për shtyp nga autoritetet izraelite, nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Izraeli ka mbledhur kabinetin e luftës në Tel Aviv pas nisjes së sulmeve me dronë nga Irani. Kabineti po kryesohet nga kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.
Siç konfirmohet edhe nga burime izraelite, Irani nisi sulmin me dronë ndaj Izraelit. Në videot e publikuara nga Reuters, janë pamje të filmuara, e para në provincat perëndimore të Iranit, e dyta në provincën Wasit në Irakun lindor, ku dallohet qartë zhurma e dronëve që kalojnë.
Irani nuk ndalet. Ka nisure grupin e tretë të dronëve në drejtim të Izraelit. Kjo është bërë e ditur nga mediat e Teheranit.
Mbrojtja ajrore e Jordanisë është e gatshme të rrëzojë çdo dron apo avion iranian që shkel hapësirën e saj ajrore, raporton "Times of Israel".
Po ashtu, autoritetet jordaneze thonë se ushtria është në gjendje gatishmërie të lartë dhe se sistemet e radarëve po monitorojnë aktivitetin e dronëve.
Dronët u nisën nga Jemeni drejt Izraelit. Transmetuesi iranian Press TV e raporton këtë pa shtuar detaje, duke theksuar një sulm të ri kundër shtetit hebre që supozohet të jetë nisur nga rebelët Houthi, aleatë të Teheranit.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi fillimin e sulmit kundër Izraelit nga Irani duke nënvizuar se Joe Biden është informuar dhe po ndjek situatën.
Iraku ka mbyllur hapësirën e tij ajrore, ka thënë ministria e transportit e vendit.
I gjithë trafiku ajror është ndalur përkohësisht, shtoi ai.
Kjo vjen pasi ushtria izraelite konfirmoi se Irani ka lëshuar një avion dronësh drejt vendit, të cilët pritet të mbërrijnë brenda disa orësh, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Dy avionë që u ngritën nga Tajlanda me destinacion Tel Avivi u kthyen në aeroportin e tyre të nisjes pikërisht në momentin që filloi sulmi iranian kundër Izraelit. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.
Jordania
Autoriteti i Aviacionit Civil të Jordanisë ka vendosur të mbyllë përkohësisht hapësirën e tij ajrore si një masë "parandaluese" kundër kërcënimit të një sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit, njoftuan mediat zyrtare.
“Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez ka vendosur të mbyllë përkohësisht dhe në mënyrë parandaluese hapësirën ajrore jordaneze për të gjithë avionët që mbërrijnë, nisen dhe kalojnë duke filluar nga ora 20:00 GMT” (22:00 me orën italiane) deklaroi ai agjencia zyrtare jordaneze e lajmeve Petra. Pezullimi do të zgjatet "për orët e ardhshme" dhe "do të përditësohet dhe rishikohet vazhdimisht ndërsa situata evoluon".
Ndërkohë që mediet e huaja raportojë se Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit, avioni i kryeministrit Benyamin Netanyahu u ngrit nga Izraeli për arsye sigurie. Këtë e raporton faqja e internetit Ynet. Në reagimin e tij Netanyahu shprehet: “Në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, ushtria është e fortë”.
Irani nisi një sulm ndaj Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë. Gazetari i Axios, Barak Ravid e raportoi këtë në rrjetin social "X", duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Po ashtu, vetë Izraeli ka konfirmuar sulmin pasi ka arritur të shohë nëpërmjet satelitëve dronët e nisur nga Irani, të cilët pritet të mbërrijnë në target pas 5-6 orësh.
Ushtarë iraninë
Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për Al Jazeera-n se "ka një probabilitet të lartë që Irani të nisë një sulm kundër Izraelit sonte, në orët e para të së dielës".
Kjo është raportuar nga transmetuesi izraelit Channel 14.
Sipas këtij burimi, sulmi mund të ndodhë "me pjesëmarrjen e filialeve të tij në Irak dhe Siri".
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv për këtë mbrëmje.
Ushtria izraelite shpalli “gadishmëri të plotë” për t'u hakmarrë ndaj Iranit, pasi pjesëtarë të Gardës Revolucionare kanë zbritur të shtunën nga një helikopter në një anije me mallra afër Ngushticës së Hormuzit, duke pretenduar se anija është “e lidhur me Izraelin”. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite nënvizoi se "dhjetëra avionë janë gati të ngrihen".
"Ne dënojmë fuqishëm bllokimin e anijes nga Irani në ujërat ndërkombëtare dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm bashkë me ekuipazhin." Kështu ka shkruar Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, Adrienne Watson, në një postim në X, duke shtuar se “ekuipazhi përbëhet nga qytetarë indianë, filipinas, pakistanezë, rusë dhe estonezë”.
Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se Irani do t’i paguajë pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Lindje të Mesme.
Presidenti amerikan Joe Biden do të kthehet në Uashington të shtunën pasdite për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes alarmit për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit
Zoti Biden e ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delauer herët, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën, për të diskutuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme. Teherani është zotuar të hakmerret për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.
Menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi ndryshimin e planeve të Presidentit Biden, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte folur me homologun e tij izraelit "për të diskutuar kërcënimet urgjente rajonale ... dhe e bëri të qartë se Izraeli mund të mbështetet plotësisht tek Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur nga çdo sulm i Iranit dhe grupeve të mbështetura prej tij.”
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një sulm të masiv iranian ndaj Izraelit në përgjigje të sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask.
Mes tensioneve të shtuara, Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që “lidhet me regjimin zionist (të Izraelit)” afër Ngushticës së Hormuzit” njoftuan mediat shtetërore në Teheran.
Më vonë, operatori i anijes, konsorciumi italiano-zvicerian “MSC” konfirmoi njoftimet se autoritetet iraniane kishin hipur në bordin e anijes së transportit.
Shtëpia e Bardhë kritikoi konfiskimin e anijes së transportit, e cila është pronë britanike.
“Ne bëjmë thirrje që Irani të lirojë anijen dhe personelin e saj menjëherë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adienne Watson.
“Konfiskimi pa provokim i anijeve civile është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një veprim pirat nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.”
Ndërkohë, Izraeli të shtunën vendosi të ndërpresë ekskursionet e shkollave dhe aktiviteteve të tjera për të rinjtë në ditët e ardhshme dhe vuri në gatishmëri të lartë forcat e tij ushtarake në përgjigje të kërcënimit për një sulm të mundshëm nga Irani.
Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë.
Ai tha se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën".
“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video.
Të premten, zoti Biden paralajmëroi Iranin kundër veprimeve hakmarrëse edhe pse tha se një sulm i Iranit mund të jetë i afërt. "Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses", tha ai.
Të enjten, Pentagoni tha se komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme ka shkuar në Izrael për bisedime mbi kërcënimet e sigurisë me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe, sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, më shumë se një e pesta e konsumit vjetor të karburantit kalon përmes tij çdo vit./ vOA
14 vjeçari Benjamin Ahimeir, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bregun Perëndimor (West Bank) të pushtuar, është gjetur i vdekur. Lajmin e dhanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Në një reagim për vdekjen e 14 vjeçarit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se "ushtria po ndjek vrasësit dhe këdo që bashkëpunoi me ta."
"Ne do të arrijmë te vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, siç bëjmë me këdo që dëmton qytetarët e shtetit të Izraelit", shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 33,686 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.
Ministria palestineze shton se 76.309 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.
Wall Street Journal raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre.
nuk ia sel kollaj me arixhiun,,,,kane inat te keq arixhijte,,megjithese dhe izraelitet si jevgj jane...
PërgjigjuAmerika ka ngordhur dhe ska më forcë për asgjë. Biden plak matuf që srri dot në kambë. Forca Irani Turqia Palestina. Izraeli do të shfaroset.
PërgjigjuDo t'a fitojë edhe këtë betejë Izraeli!
PërgjigjuRROFT ISRAELI DHE SHQIPERIA MISIA E KETYRE DY KOMBEVE DO TE JETE E PA VDEKSHME. ISRAELI DUHET TE PERGJIGJESH SHUM ME ASHPER KUNDER ARABVE TE PRAPAMBETYR FELLIQESIRA OTOMANE. K"LLINI QE TE GJITH ATO SHTETE QE KENI PER RRETH.
PërgjigjuInjorant, me gjith çifutët vrasës izraelit, ne skemi asgjë të përbashkët me ju, Shqiptarës skan vrarë kurrë gra e fëmije o çifut. Çifutët çfarë kan lypur do gjejnë dhe do sharosen të gjithë.
Opo shikoni ato iranjajt qe jon aty ne shqiperi . Leni ato te tjeret .
PërgjigjuPerfundimisht harrohet Ukraina,qari Putinit
PërgjigjuFitore Izraeli, duket se Lufta e shenjte sapo ka fillu
PërgjigjuArben pij me pak raki se nuk qenke ne gjendje me e perballu
PërgjigjuEshte e habitshme pse Amerika pret qe Irani te sulmoje e pastaj te pergjigjet. Amerika duhet te sulmoje e para qe te mos i jape mundesine Iranit te sulmoje i pari! Siç beri ne Irak qe nuk i dha mundesine Sadamit te perdorte arme kimike kunder popullit te tij!
PërgjigjuArben sitë duket tya që janë vrarë 34,000 mijë jetë njerzish dhe Amerika ta sulmojë?Arben mos je edhe ti qifut që e përkrah krimet mizore që po bojnë qifutët,dhe prandaj lind pytja pse Gjermani nuk i ç'farosi si komb.
ndoshta eshte vete ajo(amerika,si gjithmone) qe do e beje sulmin..sic beri ne Rusi ku paralajmeroi neneshtetasit e vet perpara sulmit te fundit
Qa mbjell do korresh
Përgjigju