Sulmi i meteorëve në Rusi, 1200
të plagosur, 25 milionë € dëme

Sulmi i meteorëve në Rusi, 1200<br />të plagosur, 25 milionë € dëme
RUSI – Sulmi i meteorëve në Rusi shkaktoi 1200 të plagosur dhe një miliard rubla, dëme, bën të ditur sot agjensia ruse e lajmeve “Pravda”, e cila i referohet të dhënave të fundit nga Akademia Ruse e Shkencave dhe Ministria e Emergjencave.

Akademia e Shkencave, e cila studoi sulmin e papritur të meteorëve mbi Urale, njoftoi publikisht të dhënat paraprake:
“Sipas vlerësimeve tona, objekti ishte disa metra, peshonte dhjetë tonë dhe fuqia e tij ishte afro një kiloton. Objekti qiellor ka hyrë në atmosferë me shpejtësinë 15-20 km në sekondë, u rrëzua nga një lartësi 30-50 km dhe rënia e copëzave të tij me shpejtësi të madhe, shkaktuan një shkëlqim të fuqishëm dhe valë të fortë tronditëse.

Pjesa më e madhe e materialit të trupit qiellor avulloi, copëzat e mbetura ngadalësuan shpejtësinë dhe ranë në tokë si meteorite.”

Fluturimi i meteorit mbi qytetin Chelyabinks u shoqërua me tre shpërthime me fuqi të ndryshme, ka thënë për “Pravdan”, një shkencëtar i Shoqërisë Gjeografike Ruse. Nga ç’ka pashë, topat e zjarrit fluturonin nga juglindja në veriperëndim, ka thënë ai. Ka pasur tri shpërthime që u paraprinë nga një fashë drite e ndritshme me temperaturë 2500 c.gradë. Shpërthimi i parë ishte shumë i fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas informacioneve më të fundit nga Ministria e Brendshme ruse, më shumë se 1200 persona kanë pasur pasoja nga sulmi i meteorit. Pushteti lokal ka evidentuar mbi shumë se 1 miliardë rubla dëme.

Ministria e Brendshme bëri të ditur gjithashtu dy copa të meteorit u gjetën në rrethin Chebarkul, rajoni Chelyabinsk; një tjetër u gjet në Zlatoust.

Përfaqësuesi zyrtar i Qarkut Qëndror Ushtarak tha se ushtria kishte gjetur vendndodhjen e rënies meteorit. Diametri i kraterit është gjashtë metra.

Presidenti rus është shqetësuar në lidhje me situatën e rënies së meteorit. Ai zhvilloi një takim me kreun e Ministrisë ruse të Emergjencave.

Rënia e meteorit në rajonin Chelyabinsk shkaktoi dhjetra të plagosur, 571 njerëz kanë kërkuar ndihmë, 34 u shtruan në spitalm dy viktima janë një gjendje të rëndë.

Ndërkohë, sipas guvernatorit të rajonit Chelyabinsk, 725 njerëz kërkuan trajtim mjekësor, duke përfshirë 159 fëmijë.

Shumë njerëz janë të tronditur ende rreth asaj që ndodhi, pwrfundon “Pravda”. Një punonjës i një prej degëve të Postës së Rusisë u shtrua në spital pas një ataku kardiak, ndërkohë që shpërthimi ka frikësuar shumë fëmijë, të cilët ishin në shkollë në kohën e incidentit.

Më shumë se 100.000 m2 dritare janë thyer në rajonin Chelyabinsk, si rezultat i shpërthimit. Rreth 3000 ndërtesa janë dëmtuar. Për riparimin e dritareve shkatërruara, autoritetet lokale do të mbështeten nga një fabrike qelqi e zonës. Megjithatë, numri i punëtorëve në fabrikë nuk është i mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit me shpejtësi, kështu që autoritetet po kërkojnë ndihmën e vullnetarëve.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr