Sulmi i NYT për themeluesin e
Wikileaks: Assange ndihmon Rusinë

Sulmi i NYT për themeluesin e<br />Wikileaks: Assange ndihmon Rusinë
Julian Assange, themeluesi i Wikileaks akuzohet se është shndërruar në "lavanderi" të shërbimit sekret rus.

Ky pretendim ndaj Assange nuk vjen nga një kundërshtar i çfarëdoshëm. Është prestigjiozja New York Times që ka publikuar dosjen kundër tij.

Është hera e parë që kundër krijuesit të Wikileaks ndërmerret një fushatë nga media e pavarur.
 
Në intervistën me gazetarin investigativ Jo Becker, Assange ka akuzuar shtypin se është mbështetës i Hillary Clinton.
 
Assange konsiderohet nga gazeta si një kukull e manipuluar nga Vladimir Putin. Sipas gazetës themeluesi i Wikileaks informon Rusinë me të dhëna që janë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
"Shtypi i lirë amerikan po krijon një djall në përpjekjen e tij për të mbrojtur Hillary Clinton", ka thënë ai.
 
Wikileaks synon të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në korrik organizata ka hakuar disa emaile të serverëve të Komitetit Kombëtar Demokrat.

Veprime të tilla konsiderohen nga New York Times si një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Assange me interesat e shtetit Rus.
 
Assange është shprehur në intervistën e ditës së mërkurë se Wikileaks është i paanshëm dhe se do të vijojë të publikojë informacione në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

new york times

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave