Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Irani fajëson NATO: Provokoi, SHBA rol qendror

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Irani fajëson NATO: Provokoi, SHBA rol qendror

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës u provokua nga blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA, ka thënë ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian.

"Kriza e Ukrainës i ka rrënjët nga provokimet e NATO-s”, tha kryediplomati i Republikës Islamike, duke shtuar se Teherani nuk beson në një zgjidhje ushtarake të krizës dhe për këtë arsye po bën thirrje për një armëpushim. Ata këmbëngulin se duhet të zgjedhin rrugën diplomatike.

Irani i ka ndjekur zhvillimet në Ukrainë me shqetësim të thellë , tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh. Ai gjithashtu fajësoi përshkallëzimin e veprimeve provokuese të vazhdueshme të NATO-s, në të cilat Uashingtoni luan një rol qendror. Tani, i gjithë rajoni euroaziatik është në prag të një krize gjithëpërfshirëse , paralajmëroi ai.

Teherani u bëri thirrje të gjitha palëve të shpallin një armëpushim të menjëhershëm dhe të angazhohen në bisedime për të zgjidhur krizën përmes dialogut politik, shtoi Khatibzadeh.


Lajmi kryesor:

Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht