Sulmi izraelit në Nuseirat, shefi i Hamasit: Rezistenca do të vazhdojë! Turqia dënon ofensivën izraelite në Gaza! Gatz drejt dorëheqjes

Sulmi izraelit në Nuseirat, shefi i Hamasit: Rezistenca do të vazhdojë! Turqia dënon ofensivën izraelite në Gaza! Gatz drejt dorëheqjes

Izraeli nuk mund t'i imponojë zgjedhjet e tij Hamasit dhe grupi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk garanton siguri për palestinezët’, tha të shtunën (8 qershor) Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në përgjigje të ofensivës ushtarake izraelite në zonën Nuseirat të Gazës.

“Populli ynë nuk do të dorëzohet dhe rezistenca do të vazhdojë, do të mbrojmë të drejtat tona përballë këtij armiku kriminal. Nëse pushtimi izraelit beson se mund të na imponojë zgjedhjet e tij me forcë, atëherë është një iluzion’, tha Haniyeh në deklaratën e tij.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, Turqia ka dënuar operacionin e Izraelit kundër kampit të refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës, i cili la mbi 210 palestinezë të vdekur dhe qindra të plagosur.

 "Me këtë sulm të fundit barbar, Izraeli ka shtuar një krim tjetër në listën e atyre që ka kryer në Gaza", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Ankara.

Ankaraja kërkon institucionet përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të ushtrojë përgjegjësinë e tij për t'i dhënë fund këtyre krimeve nga Izraeli, i cili po gjykohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shkelje të detyrimeve të saj sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Hamas: Afro 300 të vrarë nga sulmi izraelit për lirimin e pengjeve

1717856219_gtgtgtgt.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar numri i palestinezëve të vrarë nga sulmi izraelit për lirimin e pengjeve, ditën e djeshme, ka shkuar në 274.

Po ashtu, bëhet me dije se numri i plagosurve është 700.

Nga ky sulm i ushtrisë izraelite u bë e mundur lirimi i 4 pengjeve: Noa Argamanit 26 vjeçe, Almog Meir Jan 22 vjeç, Andrey Kozlov 27 vjeç dhe Shlomi Ziv 41 vjeç.

Ora 14:51
Benny Gantz drejt dorëheqjes, mban konferencë për shtyp në Tel Aviv

1717937750_gatz.jpg

Presidenti i Partisë së Unitetit Kombëtar Benny Gantz do të mbajë një konferencë shtypi në Kfar Maccabiah, në Tel Aviv, këtë mbrëmje në orën 20:00 ndërsa pritet të jap dorëheqjen.

Kjo vjen pasi Gantz anuloi një konferencë shtypi të planifikuar për mbrëmjen e djeshme (8 qershor) në të cilën ai duhej të shpallte lirimin të partisë së tij nga qeveria', sipas 'Times of Israel'.

Dalja e Unitetit Kombëtar nuk do të rrëzonte qeverinë, e cila mban, pa partinë centriste, 64 nga 120 vendet në Knesset, parlamentin izraelit.

Ora 11:16
Netanyahu i kërkon Benny Gantz të mos largohet nga qeveria: Koha për unitet

1717924965_netajaku.jpg

Kryeministri i Izrealit  Benyamin Netanyahu, i kërkoi dje anëtarit të kabinetit të luftës Benny Gantz, që të mos largohej nga qeveria e emergjencës kombëtare të Izraelit.

“Të mos heqim dorë nga uniteti, duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi”, ishte apeli i kryeministrit në plataformën X.

Anëtari i kabinetit të luftës Benny Gantz, do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit të Gazës.

Pas bastisjes së ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, Gantz e anuloi takimin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar