Olaf Scholz me Benjamin Netanyahu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz , i telefoni kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të ‘ndalojë këtë cikël shkatërrues dhune në Lindjen e Mesme’ kështu thuhet në një komunikatë nga qeveria gjermane.
Scholz, sipas deklaratës, i bëri thirrje Netanyahut të arrijë një marrëveshje armëpushimi dhe për lirimin e të mbijetuarve të mbajtur peng nga Hamasi.
‘Në luftën kundër Hamasit ka pasur mjaft arritje ushtarakisht, mirëpo viktimat mes civilëve dhe vuajtja njerëzore në Gaza janë të jashtëzakonshme’, i ka përsëritur Scholz gjatë telefonatës së tij me kryeministrin e Tel Avivit.
“Përfundimi i luftës në Gaza do të ishte një hap deciziv drejt zbrapsjes se këtij përshkallëzimi në rajon”
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: Izraeli është informuar se Sinwar është i interesuar për marrëveshjen e armëpushimit! Harris: Shumë civilë të vrarë në Gaza










