NATO ka reaguar për Report Tv lidhur me sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë, nga grupimi i hakerave Homeland Justice, i cili është i lidhur me Iranin. 

Për gazetarin Ermal Qori, një zyrtar i NATO-s thotë se Aleanca "mbështet një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, paqësore dhe të sigurt".

"Sa i përket sulmit kibernetik që përmendni në emailin tuaj, NATO mbështet një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, paqësore dhe të sigurt. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare, edhe kur veprojnë në hapësirën kibernetike, dhe të veprojnë në përputhje me kuadrin për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike, siç është konfirmuar nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara",- thuhet në reagimin e NATO-s për Report Tv.


Lajmi kryesor:

‘Po strehoni muxhahedinët’, Irani sulm kibernetik Kuvendit, publikohen email-et e deputetëve! Parlamenti: Morëm masa! NATO për Report Tv: Mbështesim një hapësirë kibernetike të sigurt