Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi konfirmuan se sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare të Shqipërisë është bërë nga Iran
Alibeaj në reagimin e tij në Twitter thotë se qeveria duhet të punojë për të rritur masat e sigurisë për shmangien e sulmeve kibernetike nëpërmjet investimeve serioze.
"Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë
Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.
Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani.", shkruan Alibeaj në Twitter.
Lajmi kryesor:
Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, opozita: Vendim i drejtë, por i vonuar! Basha: Dëshmi e bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n
