Sulmet në KZAZ-në nr. 6 në Bushat të Shkodrës si dhe aktet e tjera të dhunës të ndërmarra nga militantë të PD-së, kanë bërë që PD të rrezikojë të klasifikohet si organizatë konspirative anti-SHBA-së. Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare që pohojnë në mënyrë konfidenciale se ngjarjet e ditës së enjte, siç ishte dekreti i ri i Metës për datën 13 tetor për zgjedhjet; dhe dhuna në KZAZ-në e Bushatit, kanë ashpërsuar qëndrimin e ndërkombëtarëve.
“Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër SHBA”, citohen diplomatë të huaj në Tiranë, pas kontakteve zyrtare me homologët e tyre amerikanë në Shqipëri. Pritet që edhe zv. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer të thotë pasditen e së premtes në një intervistë për Zërin e Amerikës në orën 18:00 se “SHBA do të ndëpresë marrëdhëniet me të gjitha ata që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri”. Një mesazh i qartë ky për qëndrimin e opozitës, por edhe të presidentit Meta.
Një ditë më herët Palmer tha qartë se SHBA njeh zgjedhjet e 30 qershorit duke rrëzuar në këtë mënyrë dekretin e ri të Metës për zgjedhje në 13 tetor. I gjithë faktori ndërkombëtar njëzëri kanë mbështetur qeverinë për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe për të zhvilluar zgjedhjet të dielën e 30 qershorit. Madje ata kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës duke vënë theksin se përgjegjësi do të mbajnë drejtuesit e partive politike që do të pengojnë zgjedhjet, pra drejtuesit e opozitës. Edhe më herët realstory.al ka raportuar se tërheqja e opozitës nga aktet e dhunës të paktën në protestën e fundit të 21 korrikut, ishte rezultat i presionit ndërkombëtarë, veçanërisht atij amerikan./Realstory.al
-
Sa kohë Pd ja të ketë në radhët e saj Flamur Herman Geringun nuk ka të ardhme, ky gangsteri politik që është kopje në fytyrë si Herman Geringu nuk ka të ardhme pd
Përgjigju -
Aman kur do kaloni nga fjalet tek veprat?! Akoma nuk e ka kuptuar USA qe i fantastici quattro jane gati te djegin cdo gje vetem per te mbrojtur gjene e vjedhur?!
Përgjigju -
Amerikanet jane mbeojtes te patundur te demokracise dhe shtetit ligjir si asnje ne bite. Kysh prek demokracine eshte armik i USA.Shteti te veproj ne ruajtje te kushtetutes
Përgjigju -
JENI TE VONUAR SA ME SHPEJT AQ ME MIRE DHE KRERET TE ARRESTOHEN
Përgjigju












Komente
Komento