SHBA 'fshikullon' mediat pranë opozitës për rrjetin 5G: 'Gazetari' shkel e shko, por s'e ndryshon të vërtetën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë
TIRANE-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas shkrimeve në mediat pranë opozitës dhe disa eksponentëve të saj kundër rrjetit 5G në Shqipëri, që e cilësojnë si të pasigurt. Ambasada e cilëson si “gazetari” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, por thekson se nuk e ndryshon të vërtetën. Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G, thotë ambasada.
"Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje” thuhet në reagimin e ambasadaës së SHBA-së.
Por si qëndron e vërteta për rrjetin 5G? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri ka rastisur që fushata koincidon me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP.
Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane. Pra nuk ekziston asnjë shkelje, e para nuk është në dorë të qeverisë shqiptare dhe e dytë nuk ekziston si problem. Ndërkohë, vetë kompania Huawei konfirmoi dje, në një deklaratë zyrtare, se “nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri
4 Janar, 17:53
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Berisha non grata, SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
17 Dhjetor 2024, 10:17
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Nancy VanHorn takohet me kryetaren në detyrë të Apelit të GJKKO: Guxim i pamasë dhe sakrificë personale, SHBA mbështetje të përkushtuar ndaj Drejtësisë
11 Dhjetor 2024, 15:10
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
-
9 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Luftës ndaj Korrupsionit, Ambasada e SHBA: Kontribuon në pabarazi e padrejtësi! Të rinjtë luajnë rol thelbësor
2 Dhjetor 2024, 15:45
-
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
29 Nëntor 2024, 08:10
-
Në mitingje sulmojnë SHBA-të si të korruptuara, por në takime me të deleguarën e ambasadës deputetët e PD i shkojnë ‘me vrap’!
1 Nëntor 2024, 12:42
Albtelekom është duke përdorur këtë kompani kineze Huawei si 'partner teknik' që nga koha e privatizimit. Ky është interesant që institucionet shtetërore shqiptare po përdorin shërbimin e Albtelekom (Huawei) për shumë vite.
PërgjigjuKembanat bien qe te degjohen!! Po a ka kush veshe ama??! Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe kush e kruan me Daj Samin dihet se çfare fundi e pret!! Hauwei po teston ne Serbi se serbet jane aleate te kinezeve...Harruat bombardimin "pa dashje" te ambasades kineze ne Beograd ne vitin 1999?!!
PërgjigjuServil i shpifur