Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka folur lidhur me situatën në Izrael dhe Gaza, pas masakrës në Sajaya dy ditë me parë. Duke mos qenë dijeni të faktit se mikrofonat nuk ishin të fikur gjatë një ndërprerje të shkurtër mes intervistës në TV “Fox”, sekretari amerikan e quan “çmenduri” situatën e krijuar aty, duke u shprehur se “duhet ndërhyrje”.
Sekretari amerikan nuk e vuri re se mikrofonat nuk ishin fikur gjatë hapësirës publicitare, dhe në një bisedë telefonike me një person të stafit të tij, Kerry thotë atë që mendon vërtet lidhur me ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.
"Ky nuk është fare operacion preciz ...", thotë Kerry “jashtë kamerave” në ditën kur ndodhi masakra në Sajaya. "Ky nuk është operacion preciz. Përshkallëzimi i situatës është domethënës. Ne duhet të shkojmë atje. Duhet të shkojmë atje sot. Është çmenduri të qëndrojmë ulur”, këmbëngul ai.
Duke qenë se nuk ishte në dijeni të faktit se telefonata e tij po regjistrohej, Kerry u kthye para kamerave dhe gazetarit Chris Wallace, i cili po e intervistonte.
“"Ndërsa ishit në dhomë me mikrofon dhe folët me një person të stafit tuaj mbi gjendjen në Izrael, kur thatë ‘më shumë se një operacion preciz’, iu referuat faktit se jeni të shqetësuar lidhur me përshkallëzimin e situatës atje?”, pyeti gazetari Wallace.
"Në këto situata, është e vështirë. Unë padyshim kam reaguar në mënyrë të njëjta për të gjitha rastet kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë”, u shpreh Kerry, duke iu referuar numrit të të vdekurve.
"Lufta është e vështirë. Unë e kam thënë publikisht, dhe po e përsëris”, tha sekretari amerikan i shtetit, dhe duke iu rikthyer versionit zyrtar të Washingtonit vijoi “Ne e mbrojmë të drejtën e Izraelit për të bërë atë që po bën”.
Duke u treguar i kujdesshëm, Kerry tha se ndan të njëjtin qëndrimin me qeverinë e Netanjahut sa i takon akuzave ndaj Hamas, për përdorimin e popullatës së Gazës si mburojë.
Ndërkaq, shprehu nevojën e një armëpushimi.
“Kontaktet me aleatët izraelitë janë të vazhdueshme”, tha sekretari i shtetit, duke vënë në dukje se Presidenti Barack Obama ka folur me Benyamin Netanyahu.
“Telefonata u ndërpre nga sirenat e alarmit të cilat detyruan Netanjahun të gjejë strehim në një tunel. Nuk mund të jetohet kështu”, thekson Kerry.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO