PESARO - Identifikohet autori i dytë i akuzuar për sulm me acid ndaj avokates italiane Luçia Annibali . Ai quhet Rubin Talaban 31 vjeç nga Shkodra.

Sipas policisë në bashkëpunim me shkodranin Altistin Precetaj, arrestimi i të cilit u bë dje, i hodhën acid avokates italiane 35-vjeçares teksa po kthehej në shtëpinë e saj mbrëmjen e 16 prillit në Pesaro.

Identifikimi i tij u bë pas deklaratave në polici të bashkëpunëtorit të tij Precetaj dhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë.

rubin taleban
 

avokatja

(Foto: avokatja Luçia Annibali, dhe Altistin Precetaj, Rubin Talaban mbrëmjen e sulmit të kapur nga kamerat)

Avokatja ndodhet e shtruar në spital dhe rrezikon të humbasë shikimin. Ndërkohë policia dyshon se sulmi është urdhëruar nga ish i dashuri i saj, Luca Varani.

(ad.ti/sg/shqiptarja.com)