Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Lala, vjen reagimi i parë nga LSI

Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Lala, vjen reagimi i parë nga LSI

Pas sulmit me armë zjarri në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala të shumta kanë qenë reagimet në mbështetje të saj.

Reagimi i parë mbi ngjarjen nga ana e LSI-së ka ardhur nga dy deputetët Shezai Rrokaj dhe Petrit Vasili.

Me anë të një statusi në Facebook, të dy politikanët kanë dënuar sulmin duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj saj.

Vasili ka shkruar se gazetaren Klodiana Lala po e mbështesin të gjithë shqiptarët dhe se kjo është një ditë e keqe për të gjithë.

Me Klodiana Lalen jane te gjithe shqiptaret,por jo kriminelet ne pushtet dhe ne rruge. Dite e keqe per lirine e gjithsecilit nga ne. Shqiperia dhe demokracia eshte goditur ne zemer. Klodiana Lala sot nuk eshte vetem, me te jane bashke te gjithe shqiptaret.

Petrit Vasili, deputet

Ndërsa Rrokaj ka vlerësuar edhe njëherë punën e saj si gazetare duke dënuar aktin ndaj saj dhe duke i bërë thirrje Prokurorisë të bëjë detyrën.

Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.

Shezai Rrokaj, deputet


Lajmi kryesor:

Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala: S'kam konflikte, sulmi për shkak të detyrës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë