Sulmi me armë ndaj Juxhin Kullës, kush largoi 6 gëzhojat e misteri i atentatit

Sulmi me armë ndaj Juxhin Kullës, kush largoi 6 gëzhojat e misteri i atentatit

Juxhin Kulla, njeriu që në ditët e fundit të gushtit 2019 u përfol, në një ngjarje kriminale në qytetin e Korçës, ku banesa e tij u qëllua me 6 plumba,duket se nuk ka qënë fare objektiv për tu ekzekutuar. Të paktën në materialin që policia e Korçës ka referuar në prokurorinë e qytetit, rezulton se Juxhin Kulla nuk ka pësuar asnjë dëmtim, megjithëse në banesën e tij është qëlluar plot 6 herë. Prokuroria e Korçës ka nisur një procedim penal lidhur me këtë ngjarje, duke u fokusuar dhe kryer hetime për disa persona të dyshuar për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Por ajo që ngreh dyshime është fakti se si është e mundur që në një distancë kaq e afërt, Juxhin Kulla, i ka shpëtuar këtij atentati me armë, duke mos marë asnjë plagë në trup. Policia ka ngritur shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje, duke aluduar deri në mundësinë se ngjarja e 30 gushtit 2019 e ndodhur në rrugën “Thoma Ujka”, mund të jetë stisur vetë nga Juxhin Kulla. Deri në këtë fazë të hetimit, policia nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë aludim, por prokuroria e Korçës po heton rastin për dy akuzat e sipërcituara. I çuditshëm është fakti se në vendgjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë pistolete, ndërkohë në muret e banesës dy kate të Juxhin Kullës,janë konstatuar disa predha. Kush mund ti ketë larguar aq shpejt dhe në errësisë 6 gëzhojat nga vendgjarja? Lidhur me këtë ngjarje është marë në pyetje dhe Juxhin Kulla, i cili ka pohuar se nuk ka asnjë konflikt në qytetin e Korçës, por përplasjet e fundit ai i ka pasur vetëm me disa efektivë të policisë së Korçës. Ndryshe nga se çfarë deklaron Kulla, ai në policinë e Korçës njihet si person i përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike dhe për këtë gjë në shkurt 2013 është dënuar me 5 vite burgim.

Ngjarja në 30 gusht 2019

Sulmi me armë ndaj banesës së Juxhin Kulla, në 30 gusht 2019,është kryer nga një person ende i paidentifikuar nga policia dhe prokuroria. Ngjarja ka ndodhur në 30 gusht 2019, ku Juxhin Kulla ka qënë në shoqërinë e shokut të tij Romeo Beluli, të cilin e ka dhe komshi, pasi banesat e tyre janë afër njëra-tjetrës. Rreth orës 21:00 Juxhin Kulla dhe Romeo Beluli kanë qënë afër banesave të tyre. Në këtë kohë Juxhin Kulla, ka hapur derën e jashtme të banesës duke hyrë në oborr dhe më pas ka hapur derën kryesore për të hyrë në banesë. Në këtë kohë ka dëgjuar disa krisma dhe ka parë disa shkëndia tek ballkoni i katit të dytë, mbi derën hyrëse të banesës. Nga ana e shokut të tij Romeo Beluli ka mësuar se është gjuajtur me armë zjari. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se ndërtesa ku jeton Juxhin Kulla është një banesë dy katëshe e re. Në këtë banesë ka rezultuar se është gjuajtur me armë zjari në drejtim të fasadës lindore dhe dritares në këtë anë të kësaj banese me 6 predha arme zjari. Gjithashtu nga kqyrja e banesës janë gjetur dhe marë në cilësinë e provës materiale 3 pjesë predhe nga të cilat 2 në sallonin e katit të dytë dhe l në afërsi të shkallëve të brendëshme të katit të parë. Gjuajtja me armë zjari është bërë nga person ose persona ende të pa identifikuar, ku nuk është gjetur dhe fiksuar vendi nga është gjuajtur dhe në këto kushte nuk është bërë e mundur gjetja dhe fiksimi i gëzhojave. Mbeshtetur në veprimet procedurjale dhe në analizë të tyre konstatohet se autorët ose autori kanë qënë të përgatitur për të gjuajtur me armë zjari në drejtim të banesës së Juxhin Kulla dhe këtë e kanë realizuar kur Juxhin  Kulla, ka hyrë në banesën e tij, në një kohë që shoku i tij Romeo Beluli ka qënë në ambjetet jashtë shtëpisë së Juxhin Kullës, afër kësaj banese. Sipas policisë krijohet dyshime të bazuara në prova se autori apo autorët që kanë gjuajtur me armë kanë pasur të gjitha mundësitë për të realizuar vrasje, por se nuk e kanë realizuar atë, por qëllimi i tyre dyshohet se ka qënë kanosja që i kanë bërë Juxhin Kulla, duke gjuajtur me armë zjari jo në drejtim të tij apo shokut që e shoqëronte, por në drejtim të banesës së tij duke e kanosur atë.

SQARIM

Në gazetën “Shqiptarja.com” të datës 22 shtator 2019 gabimisht është publikuar fotografia e njërit prej drejtuesve të Policisë së Shtetit si ilustrim i një lajmi, që kishte të bënte me një qytetar me të njëjtin emër dhe mbiemër identik. Duke i kërkuar falje zotit Bilbil Mema për këtë lapsus, sqarojmë lexuesit se fjala ishte për një tjetër person po me emrin Bilbil Mema, banor të Elbasanit, i vëllai ish-oficerit të policisë Fadil Mema, I vrarë para disa viteve.


Bilbil Mema vëlla i Fadil Memës

Bilbil Mema drejtues i lartë i policisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 24/09/2019 11:04

    I duhet kjo ceshtje per azil politik ne suedi

    Përgjigju
  • andi: 24/09/2019 10:30

    mund te kete qene pistolete me mulli... apo nuk ka mundesi?

    Përgjigju
    • gazetari: 24/09/2019 13:04

      Mundet po si mundesi nuk eshte pare te shkruhet se duhet me patjeter te jete intrige kupton shitet me mire si lajm sesa te kerkosh nga se e nga si.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit