Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin ‘Cllevio Serbiano’ ka folur për sulmin e ndodhur në ambientet e Top Channel ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur roja i kompanisë mediatike, 60 vjeçari, Pal Kola.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kleviol Ahmeti pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
“U vra roja në Top Channel dje, dua t’i them familjes së vetë ngushëllime për fatkeqësitë. Po mirë ore Top Channel, a unë ua vrava rojen që më vjen policia në shtëpi mua në 4 të mëngjesit?!
Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për ngjarjen. Por ky i fundit prej ditësh ndodhet në Itali dhe në banesë janë gjendur vetëm familjarët e tij të cilët janë shqetësuar nga kontrollet e befasishme.
“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”
Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona në Vlorë pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.6%
-
Jo
76%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 704
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjurmë nga e kaluara, zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
9 Mars, 14:52
-
‘Pse lejohet grabitja e tokës së Semanit?’ Braçe-Sallës: Mbroni lumin! Ministri: S’është administruar asnjë kërkesë zaptimi ose tjetërsimi prone
5 Mars, 12:39
-
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin
27 Shkurt, 13:25
-
Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec rrit kostot për eksportuesit e perimeve në Lushnjë! Trajlerat përmes Kosovës për të shkuar në Maqedoninë e Veriut
25 Shkurt, 17:34
-
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter! Epiqendra mes Lushnjës dhe Elbasanit
24 Shkurt, 20:08
-
Tritoli ndaj biznesit të tij në Durrës, Noizy thirret nga Gjykata e Posaçme për t'u përballur me Laert Haxhiun
24 Shkurt, 11:13
-
Të ardhura nga krimi, konfiskohen apartamente dhe prona me vlerë 34 milionë lekë në Lushnjë e Tiranë! Pronari i dënuar për trafik droge (EMRI)
23 Shkurt, 15:12
-
Motomjeti përplaset me makinën në aksin Lushnjë–Berat, dërgohet në spital motoristi
22 Shkurt, 09:08
-
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë-Fier, taksia përplas për vdekje një 70-vjeçar (EMRI+VIDEO)
18 Shkurt, 19:40
-
VËZHGIM i Report Tv/ Spitali i Lushnjës në kushte të vështira: Urgjenca transferohet te materniteti, shtretërit në korridore! 'Shëndetësia': Presim lejen e ndërtimit
17 Shkurt, 19:58
-
I mori 700 euro të burgosurit në këmbim të lejes, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e regjimit të burgut në Lushnjë! I konvertohet në shërbim prove
16 Shkurt, 16:28
-
“Një ta çash e një ta mbash!” Korreshi publikon pamjet e spitalit të Lushnjes: Standarde 'uropiane', jemi dy hapa para! Drejtori mungon në sfidën e orës 08:00 (VIDEO)
16 Shkurt, 09:22