SHBA - Tre studentë të universitetit janë arrestuar nga autoritetet federale në lidhje me shpërthimet maratonë në Boston, raportuan sot burimet e policisë vendase.

Zyrtar i policisë së Bostonit tha se tre të dyshuarit janë në paraburgim.

Tre persona mendohet se janë të lidhur me Dzokhar Tsarnaev, 19 vjeç, i dyshuari i mbijetuar nga sulmi me bombë në Universitetin e Massachusetts Dartmouth, ku ishte ishte student.

Sipas mediave të tjera ata dyshohet se kanë ndihmuar atë pas bombardimeve.

Policia është ende në ndjekje të çështjes dhe po investigon në lidhje me tre të dyshuarit.

Tsarnaev po përballet me akuzën për vrasje masive në sulmin me bombë në maratonën e 15 prillit.

Vëllai i tij, Tamerlan Tsarnaev, 26 vjeç, u vra në një konfrontim me policinë në Watertown disa ditë më vonë, teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë.

Në shpërthimin gjatë maratonës mbetën tre të vdekur dhe 260 të plagosur.


Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)