Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas sulmit që i është bërë Radio Televizionit të Kosovës.

Ai këtë akt e ka cilësuar si një veprim “kriminal”, veprime këto sipas të cilit, po e cënojnë sigurinë në shtetin e Kosovës.

Sipas reagimit të Veselit, Kosova përbën një shtet me frymë demokratike.

“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në axhendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave", thuhet në reagimin e tij.

Ai ka vazhduar më tej u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin në fjalë.

Radio Televizioni i Kosovës u sulmua mbrëmjen e kaluar me granatë dore rreth orës 22:00.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com