Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritetin e tij me Izraelin në këto momente të vështira.
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell përmes një postimi në rrjetin social “X” dënoi sulmin dhe dhunën e tmerrshme ndaj civilëve.
"Ne po ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga Izraeli. Dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë", ka shkruar Borrell.
Lajmi kryesor:
Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur
