SHBA/ Sulmi me thikë ndaj Salman Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbasë njërin sy! Kush është autori 24-vjeçar që e sulmoi në skenë
Shkrimtari i njohur 75-vjeçar Salman Rushdie, i cili u sulmua ditën e djeshme me thikë rrezikon të humbasë njërin sy për shkak të plagëve të marra. Ai u sulmua ditën e djeshme në Chautauqua, në New York teksa po mbante një fjalim. Autori është një 24-vjeçar, Hadi Matar, nga New Jersey, i cili u arrestua në vendngjarje nga policia.
SHBA- Shkrimtari i njohur 75-vjeçar Salman Rushdie, i ciliu sulmuaditën e djeshme me thikë rrezikon të humbasë njërin sy për shkak të plagëve të marra. Ai u sulmua ditën e djeshme në Chautauqua, në New York teksa po mbante një fjalim. Autori është një 24-vjeçar, Hadi Matar, nga New Jersey, i cili u arrestua në vendngjarje nga policia.
24-vjeçari ndodhej mes turmës të së pranishmëve nga ku më pas shkoi në skenë dhe sulmoi shkrimtarin duke e goditur disa herë me thikë. Rushdie u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Agjenti i shkrimtarit, Andrew Wylie, tha se ai mbetet i intubuar dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.
Ai tha se për shkak të goditjes, shkrimtari ka pësuar dëmtime të rënda në njërën dorë dhe mëlçi. Policia njoftoi se ai u transportua me helikopter në një spital lokal, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjithashtu u konfirmua se sulmuesi është në paraburgim.
“Autori i sulmit ndaj Salman Rushdie quhet Hadi Matar, 24 vjeç, nga New Jersey, dhe ai hyri në ngjarje si të gjithë spektatorët e tjerë”, tha policia në një konferencë për shtyp duke sqaruar dinamikën e sulmit. Sulmuesi u hodh në skenë dhe e goditi Rushdie disa herë, në qafë dhe në bark. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve thuhet se 5 persona ndërhynë dhe tërhoqën me forcë sulmuesin derisa u arrestua nga policia.
“U deshën pesë burra për ta tërhequr atë dhe ai ende po godiste me thikë. Ai ishte thjesht i tërbuar, i tërbuar...”, tha njëra prej dëshmitareve.
Salman Rushdie duke u dërguar në spital
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
FOTO/ Sulmoi me thikë shkrimtarin në New York, ky është autori 24-vjeçar
24-vjeçari Hadi Matar nga New Jersey është autori i sulmit me thikë ndaj shkrimtarit të njohur Salman Rushdie.