Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, dënon sulmin e ndodhur pasditen e së mërkurën në Ankara, ku 23 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë u plagosën.
 
Përmes një postimi në tëitter, ministri Bushati thotë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Turqi. "Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjarët  e tyre", shkruan Bushati.
 
Ndërsa pak momente pas shpërthimit të ndodhur në Ankara, në afërsi të konvikteve ushtarake  Ministria e Mbrojtjes njofton se fatmirësisht mes viktimave e të lënduarëve nuk ka asnjë student shqiptarë.
 
"Menjehere pas ngjarjes, Ministria e Mbrojtjes komunikoi me atasheun ushtarak ne Turqi, i cili konfirmoi se te gjithe studentet shqiptare ne shkollat ushtarake ne Ankara jane shendoshe e mire. Aktualisht ne Turqi ndjekin studimet ne nivele te ndryshme 71 studente,"
thuhet në njoftimin e Ministrisë së  Mbrojtjes.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)