Kryetari i kuvendit Ilir Meta dënon me forcë aktin e rëndë të goditjes së kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Meta thekson se ky akt nuk duhet të përsëritet në të ardhmen dhe ky akt i papergjegjshem nuk i sherben imazhit te Kosoves dhe integrimit te saj evropian dhe euro-atlantik.

 "Shpreh Solidaritetin tim tevthelle me Kuvendin e Kosoves, institucionet legjitime te vendit dhe popullin e mbare Kosoves qe akte te tilla te mos perseriten ne te ardhmen", thuhet në deklaratë. 

Sulmi me predha antitank ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës u regjistrua mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00, ndërsa nuk ka të lënduar.
 
Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të Kuvendit ku ndodhen zyrat e protokollit, arkivës si edhe zyra e presidentit Hashim Thaçi.
 
Autoritetet e Kosvovës kanë nisur hetimet, ndërsa sulmi është dënuar nga të gjitha partitë politike.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)