Sulmi në Londër, Behgjet Pacolli:
Dënojmë sulmin qyqar e të ulët

Sulmi në Londër, Behgjet Pacolli:<br />Dënojmë sulmin qyqar e të ulët
Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin në Londër dhe ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Anglinë.

Sulmi në Londër ndodhi në orët e para të mëngjesit në një tren në Londër, nga sulmi terrorist janë plagosur 22 persona, por fatmirësisht nuk ka vdekur.

Në reagimin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit thuhet se:
“Dënoj fuqishëm sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në Londër. Të gjithë personave të pafajshëm, që u plagosën nga ky shpërthim i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne mbetemi fuqimisht të vendosur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, që po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë. Kosova dhe populli i saj solidarizohet me popullin britanik dhe mbetet e palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”
 
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre