Ambasadori i Shqipërisë në Paris thotë se Franca është tronditur pas sulmit në revistën “Charlie Hebdo”. Në një intervistë telefonike për televizionin A1 Report, Dritan Tola tha se prej shumë kohësh në Francë flitej hapur për sulme terroriste, por ajo që nuk dihej ishte se kur do të ndodhnin dhe cili do të ishte oblektiv.
“Nuk mund të thuhet se sulmi ishte i papritur, ka pasur kërcënime të vazhdueshme. Revista prej kohësh rruhej me forca sigurie. Gjatë kohëve të fundit këtu në Francë janë rritur kërcënimet për sulme terroriste. Dhe nga kontaktet që ne kemi pasur ne me autoritetet franceze përmendeshin se do të ndodhnin, por nuk dihej se kur apo ku. Cilat do të ishin përmasat e këtyre sulmeve”, tha ambasadori i Shqipërisë në Francë.
Sipas tij pas sulmit, kryeministri francez ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë. “Masat jashtë shtuar në gjithë vendin, kjo ndihen dhe në çdo rrugë. Ka angazhim dhe të forcave të ushtrisë”, deklaroi Dritan Tola për A1 Report.
Ai tha se Ambasada e Shqipërisë në Francë ka përcjellë gjithë reagimet nga Tirana, duke rikujtuar angazhimin e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizimit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO