Të paktën 72 persona mes të cilëve 30 fëmijë kanë humbur jetën dhe rreth 340 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi kamikaz të ndodhur në një park në Gulshan-e-Iqbal Park që gjendet në kryeqytetin Punjab. Mësohet se parku ishte i mbushur me familjarë të cilët po festoni ditën e Pashkëve.
Një grup taliban i quajtir Jamaat –ul Ahrara ka marrë përgjegjësinë për masakrën në Lahore të Pakistanit, ndërsa policia ka ndaluar reth 15 persona si të dyshuar se kanë lidhje me atentatin .
Jamaat-ul-Ahrar u shpreh se sulmi kishte objektiv të krishterët që po festonin Pashkët. Një zëdhënës i grupit , Ehsanullah Ehsan, tha se grupi donte t’i dërgonte një mesazh kryeministrit Nawaz Sharif, duke i bërë të ditur se kanë hyrë në Lahore dhe se duhen pritur sulme të tjera.
Presidenti i Pakistanit e dënoi sulmin e së dielës dhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare. Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani kanë reaguar duke shprehur solidaritetin dhe duke dënuar ashpër veprimet e fundit terroriste.
Vitet e fundit, Pakistani është përballur me sulme të shpeshta terroriste të kryera nga talebanët, por në vend nuk mungojnë as konfliktet fetare.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com