Sulmi ndaj gazetares, Shoqatat e Mediave: Kambanë alarmi, të kapen autorët

Sulmi ndaj gazetares, Shoqatat e Mediave: Kambanë alarmi, të kapen autorët

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kane reaguar duke dënuar me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj gazetares investigative, Klodiana Lala.

Breshëria e plumbave e lëshuar mbi shtëpinë e saj është këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme.

Ky është një sulm i paprecedent kundër një gazetarje që ka guxuar të denoncojë raste korruptive e kriminale, si dhe kundër gjithë medias dhe fjalës së lirë.

Plumbat ndaj banesës së gazetares janë një tentativë për të frikësuar dhe për t’i mbyllur gojën, gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari tjetër në vend që guxon të hedhë dritë mbi ngjarje kriminale e afera të dyshimta.

Ne i kërkojmë policisë së shtetit të veprojë me të gjithë forcën e saj për të hedhur dritë sa më shpejt mbi këtë ngjarje, një prej më të rëndave në vitet e fundit dhe për të vënë para drejtësisë autorët. 

Angazhimi i policisë për të kapur autorët e këtij akti kriminal është edhe një provë që shteti është në anën e gazetarëve dhe jo të atyre që i sulmojnë ata.

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë


Lajmi kryesor:

Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala: S'kam konflikte, sulmi për shkak të detyrës (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen