Sulmi ndaj Izraelit, Irani në OKB: S'kishim zgjidhje tjetër! Macron: Izoloni Teheran! Wall Street Journal: Kundërpërgjigjja do jetë e shpejtë

Sulmi ndaj Izraelit, Irani në OKB: S'kishim zgjidhje tjetër! Macron: Izoloni Teheran! Wall Street Journal: Kundërpërgjigjja do jetë e shpejtë

Këshilli i Sigurimit, OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh urgjent pas sulmit iranian mbi Izraelin, me mbi 300 raketa e dronë të cilët u zmbrapsën me ndihmën e SHBA dhe aleatëve të tjerë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa dënoi sulmin dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke thënë se as rajoni i Lindjes së Mesme dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë.

"As ai rajon dhe as bota nuk mund të përballojnë më luftëra. Populli i rajonit po përballet me rrezikun e vërtetë të një konflikti shkatërrues në shkallë të gjerë. Tani është koha për të zbutur tensionet", theksoi Guterres.

Nga ana tjetër, ambasadori iranian në OKB, tha se Irani "nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje".

Mes tij dhe ambasadorit izraelit pati shkëmbim akuzash. Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se Irani "duhet të ndalet përpara se ta çojë botën në një pikë pa kthim, në një luftë rajonale që mund të përshkallëzohet në një luftë botërore".

I dërguari i Izraelit në OKB i kërkoi Këshillit të Sigurimit të vendosë "të gjitha sanksionet e mundshme" kundër Iranit pas sulmeve të paprecedentë të vendit.

“Duhet të ndërmerren veprime tani, jo për hir të Izraelit, jo për hir të rajonit, por për hir të botës. Ndaloni Iranin sot”.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Iranin se iu përgjigj ‘në mënyrë disproporcionale’ sulmit izraelit në konsullatën në Damask dhe bëri thirrje për 'izolimin e Teheranit'. Ndërkohë mediat amerikane paralajmërojnë se Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson tha se ai planifikon të vërë në votim projektligjin e ndihmës për Izraelin këtë javë, por nuk sqaroi nëse financimi për Ukrainën do të ishte pjesë e paketës.

Teherani lëshoi ​​më shumë se 300 raketa e dronë në Izrael mesnatën mes 13 dhe 14 prillit, si hakmarrje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask të Siri, më 1 prill. Është e paqartë se si Izraeli planifikon të përgjigjet, por ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz ka thënë se do të "caktojë një çmim" për sulmin e Iranit kur të jetë koha e duhur.

Ndiqni zhvillimet më poshtë...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Wall Street Journal: Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot

1713113156_a1.jpg

Izraeli do t'i përgjigjet sulmit iranian së shpejti, ndoshta që sot, shkruan Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane dhe perëndimore. 

Këta të fundit, megjithatë, shpresojnë se kundërsulmi nuk do të ndodhë, pasi Izraeli dhe Irani kanë shpallur fitoren mbrëmjen e së shtunës, gjë që u lejon atyre të kenë një rrugëdalje nga përshkallëzimi.

Ora 15:27
Ambasadori iranian në OKB: Izraeli nuk duhet të kundërpërgjigjet! Goditja jonë e dytë do të jetë më vendimtare

1713187862_ambasadoriiranianOKB.JPG

Ambasadori i Iranit në OKB i ka thënë mediave britanike se Izraeli “do ta dinte se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë… ata e kuptojnë se e ardhshmja do të jetë më vendimtare”.

Amir Saeid Iravani foli pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Një ditë më parë, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael në përgjigje të sulmit në një ndërtesë konsullore iraniane në Siri, për të cilën është fajësuar gjerësisht Izraeli.

Iravani e përshkroi këtë premtim si “një kërcënim dhe jo një veprim”. Ambasadori iranian shtoi se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë asnjë përgjigje ushtarake për sulmin e të shtunës.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli”, tha ai.

I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kishin rrezikuar përshkallëzimin drejt një lufte më të gjerë, ambasadori tha: “Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike”.

Izraeli arriti të zmbrapsë pjesën më të madhe të sulmit të fundjavës së Iranit, me ndihmën e sistemit të tij mbrojtës Iron Dome dhe forcave nga SHBA, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca.

Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, Republika Islamike lëshoi qindra dronë dhe raketa në të territorin e shtetit hebre, 99% e tyre u rrëzuan. Drone dhe raketa u lëshuan gjithashtu nga Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni.

Ato përfshinin 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa që përmbanin mbi 60 ton eksploziv. Por vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën të depërtojnë, pjesa dërrmuese prej tyre u rrëzuan jashtë territorit të Izraelit.

Ora 10:30
Macron dënon sulmin ndaj Izraelit: Irani duhet izoluar, po bëjmë gjithçka të shmangim përshkallëzimin

1713170084_macron.JPG

Duke folur në një intervistë 100 ditë para Lojërave Olimpike në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Iranin se iu përgjigj ‘në mënyrë disproporcionale’ sulmit izraelit në konsullatën në Damask.

Macron tha për RMC Sport dhe BFM TV se do të ‘bënte gjithçka për të shmangur zjarrin’ në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

‘Ne e dënojmë sulmin. Kemi ndërhyrë, do të bëjmë gjithçka për të shmangur përshkallëzimin. Irani duhet izoluar, të rrisim sanksionet dhe të gjejmë një rrugë drejt paqes në rajon’.

Nga ana tjetër, ai shton se Izraeli ka qenë viktimë e sulmit terrorist dhe jo agresor.

Ora 08:17
Sulmi ndaj Izraelit, SHBA: Forcat amerikane rrëzuan 80 dronë dhe 6 raketa të lëshuara nga Irani dhe Jemeni

Midis 13 dhe 14 prillit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom), të mbështetura nga shkatërruesit e Komandës Evropiane të SHBA-së, shkatërruan me sukses më shumë se 80 dronë dhe të paktën gjashtë raketa balistike që synonin të godisnin Izraelin nga Irani dhe Jemeni.

Vetë Centcom e raporton këtë në një postim në X, duke nënvizuar se "sulmi i paparë dhe i pamatur i Iranit rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit".

“Forcat amerikane do të vazhdojnë të mbrojnë Izraelin kundër këtyre veprimeve të rrezikshme dhe të punojnë me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të rritur sigurinë në rajon".

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale Biden falënderon forcat e armatosura amerikane për punën që bënë duke zmbrapsur 99% të raketave e dronëve iranianë, bashkë me Izraelin dhe aleatë të tjerë.

"Unë fola sot me anëtarët e skuadroneve luftarake 494 dhe 335 për t'i lavdëruar ata për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme fluturuese dhe aftësinë për të mbrojtur Izraelin nga një sulm ajror i paprecedentë nga Irani. Këta ushtarakë të guximshëm na bëjnë të gjithëve krenarë”, shkruan Biden.

Ora 08:13
Dhoma së Përfaqësuesve të SHBA pritet të votojë këtë javë ndihmën ushtarake për Izraelin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson

Presidenti amerikan Joe Biden pati një takim virtual me liderin e shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, atë të pakicës republikane Mitch McConnell, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe liderin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, ku u diskutua për sulmin e paprecedentë ndaj Iranit kundër Izraelit.

Gjatë bisedës Biden foli për "nevojën urgjente që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur" projekt-ligjin e sigurisë kombëtare, i cili përfshin ndihmën e re për Ukrainën, Izraelin dhe Gazën.

Ndërkohë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson tha se ai planifikon të vërë në votim projektligjin e ndihmës për Izraelin këtë javë, por nuk sqaroi nëse financimi për Ukrainën do të ishte pjesë e paketës.

"Republikanët e Dhomës dhe partia jonë e kuptojnë nevojën për të qëndruar me Izraelin. Ne do të përpiqemi përsëri këtë javë," tha Johnson.

Ora 08:08
'Civilët ukrainas janë vrarë me armë iraniane', Izraeli përmend alarmin e Zelensky në OKB: Dëgjoni thirrjen e tij dhe zgjohuni

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë sulmin iranian ndaj Izraelit duke përdorur fjalët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Në vitet e fundit, civilë ukrainas janë vrarë nga ajri me armë iraniane”, tha Erdan gjatë mbledhjes së djeshme urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Duke dënuar sulmin iranian, vazhdoi zyrtari izraelit, Zelensky tha se tingulli i dronëve Shahed iranian është i njëjtë në qiejt e Lindjes së Mesme dhe Evropës dhe duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë. Dëgjoni Presidentin Zelensky dhe zgjohuni”, tha ai.

Ora 07:21
Ambasadorët izraelitë dhe iranianë shkëmbejnë akuza gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan tregon një video mbi sulmin e fundit të Iranit

Ambasadori izraelit dhe ai iranian kanë shkëmbyer akuza në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB, që u thirr për të adresuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se Irani "duhet të ndalet përpara se ta çojë botën në një pikë pa kthim, në një luftë rajonale që mund të përshkallëzohet në një luftë botërore".

Erdan akuzoi Iranin se kërkon dominimin e botës dhe se sulmi i tij dëshmoi se Teherani "nuk i intereson asgjë, asgjë për Islamin apo myslimanët", ndërsa nxori para Këshillit të Sigurimit një video të Izraelit duke rrëzuar dronët iranianë mbi Xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit.

Erdan i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të caktojë Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) si një organizatë terroriste.

“Duhet të ndërmerren veprime tani, jo për hir të Izraelit, jo për hir të rajonit, por për hir të botës. Ndaloni Iranin sot”.

Ambasadori i Iranit në OKB Amir Saeid Iravani tha se operacioni i vendit të tij ishte "tërësisht në ushtrimin e të drejtës së natyrshme të Iranit për vetëmbrojtje, siç përcaktohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të njohur nga e drejta ndërkombëtare".

“Irani nuk po kërkon kurrë të kontribuojë në përhapjen e konfliktit në rajon, as nuk kërkon të përshkallëzojë apo përhapë tensionin në të gjithë rajonin”, tha ai.

Sulmi i Teheranit ishte parashikuar që nga një sulm izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask të Sirisë më 1 prill.

Iravani shtoi se Irani "nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt me SHBA-në në rajon", por paralajmëroi se Irani do të përdorë "të drejtën e tij të natyrshme për t'u përgjigjur në mënyrë proporcionale" nëse SHBA fillon një operacion ushtarak kundër "Iranit, qytetarëve të tij ose sigurisë së tij".

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/04/2024 12:01

    Sipas ketyre perendimoreve fajin e ka Irani qe ju kunderpergjigj sulmit te cifuteve ? Kjo eshte paturpesia me e madhe e pa precedente , nuk ka mundesi qe te dalin kaq hapur dhe te mbajne anen e fajtorit

    Përgjigju
    • Miri: 15/04/2024 22:52

      Irani duhet ndaluar me cdo kusht. Eshte rrezik permanent per njerzimin. .. Dhe njerezit si Beni duhet derguar ne Iran, te mbrojne mullat iranian.., Shqiperia duhet liruar nga njerez primitiv taliban

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja