Sulmi ndaj Izraelit, SHBA: Forcat amerikane rrëzuan 80 dronë dhe 6 raketa të lëshuara nga Irani dhe Jemeni

Sulmi ndaj Izraelit, SHBA: Forcat amerikane rrëzuan 80 dronë dhe 6 raketa të lëshuara nga Irani dhe Jemeni

Midis 13 dhe 14 prillit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom), të mbështetura nga shkatërruesit e Komandës Evropiane të SHBA-së, shkatërruan me sukses më shumë se 80 dronë dhe të paktën gjashtë raketa balistike që synonin të godisnin Izraelin nga Irani dhe Jemeni.

Vetë Centcom e raporton këtë në një postim në X, duke nënvizuar se "sulmi i paparë dhe i pamatur i Iranit rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit".

“Forcat amerikane do të vazhdojnë të mbrojnë Izraelin kundër këtyre veprimeve të rrezikshme dhe të punojnë me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të rritur sigurinë në rajon".

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale Biden falënderon forcat e armatosura amerikane për punën që bënë duke zmbrapsur 99% të raketave e dronëve iranianë, bashkë me Izraelin dhe aleatë të tjerë.

"Unë fola sot me anëtarët e skuadroneve luftarake 494 dhe 335 për t'i lavdëruar ata për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme fluturuese dhe aftësinë për të mbrojtur Izraelin nga një sulm ajror i paprecedentë nga Irani. Këta ushtarakë të guximshëm na bëjnë të gjithëve krenarë”, shkruan Biden.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj Izraelit, Irani në OKB: S'kishim zgjidhje tjetër! Macron: Izoloni Teheran! Wall Street Journal: Kundërpërgjigjja do jetë e shpejtë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor