Sulmi ndaj policisë në Elbasan,
Basha:Autorët ikën nga Shqipëria

Sulmi ndaj policisë në Elbasan,<br />Basha:Autorët ikën nga Shqipëria<br>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak javë më parë në Elbasan, ku anëtarët e një bande qëlluan me armë makinën e zyrtarit të lartë të policisë.

Në një dalje për media, Basha tha se të dyshuarit kryesorë të kësaj bande u larguan nga vendi i ngjarjes me ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ata ndodhen në një vend të Bashkimit Evropian.

“Të dyshuarit kryesorë të bandës në Elbasan janë larguar me ndihmën e Ramës dhe ndodhen në një vend të BE”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati komentoi dhe Barometrin e Ballkanit, i cili e cilësonte Shqipërinë një ndër vendet më të varfra në rajon. Basha tha se motivi kryesor pse ky vend po bëhet i pajetushëm është gjendja e rënduar ekonomike, ku 30% e qytetarëve nuk paguajnë dot faturat.

“Të parët në Ballkan për numrin e qytetarëve që duhet të largohen nga vendi. Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Motivi kryesor, gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se 30% e qytetarëve nuk paguajnë dot faturat. Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skenë të pagesës së TVSH. Përfytyroni sa do rritet numri i të papunëve. Para kësaj gjendjeje dramatike çdokush mund të pyes çfarë bën kryeministri, ai s’do t’ia dijë, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar. Rruga e daljes? PD do të luftojë fort, do të paraqesim propozimin tim për TVSH e bizneseve. Do zhvillojmë betejë kundër krimit, drogës. Por çdo masë e lëvizje do të jetë e pamjaftueshme, nëse nuk ndërhyjmë me themel, së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me këtë një qeveri është e detyruar ti japë llogari qytetarëve. Sot Rama i jep llogari bandës”, shtoi Basha,

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë