Sulmi ndaj Berishës/ Rithemelimi: Përpjekje për ta shfaqur agresorin si të sëmurë psiqik! Partia e Lirisë: Provokim i Ramës në ditën e samitit

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë e cilësojnë si një sulm me motive politike, goditjen e ish kryeministrit Sali Berisha nga 31 vjeçari Gerti Shehu gjatë protestës së ditës së djeshme.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se dokumenti i publikuar ku pretendohet se Gerti Shehu trajtohej për probleme të shëndetit mendor prej 2018-tës, nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Sipas saj kryeministri, Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi po përpiqeshin ta shfaqnin autorin e sulmit të djeshëm si të sëmurë psiqik.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik.

Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore”- u shpreh Garo.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e konsideroi sulmin e djeshëm ndaj Berishës si një provokim nga ana e kryeministrit, Edi Rama dhe shtoi se shqiptarët pas ngjarjes së djeshme ishin më të paduruar për ta rrëzuar nga qeverisja.  

“Që nga dje shqiptarët janë më të paduruar se kurrë për të larguar Edi Ramën dhe bandën e tij që janë armiqtë e vetëm të paqes. Edi Rama tregoi dje sesi si armik i shqiptarëve nuk ndalet para asnjë provokimi vetëm e vetëm për të shtyrë disa ditë e orë në pushtet. Rama tregoi se ështgë peng i agjendave më të errëta dhe asnjë farsë nuk e ndihmon dot. Provokimi shumë i rëndë me goditjen e liderit Sali Berisha, ishte mesazhi më i egër kundër Europës dhe kundër pluralizmit shqiptar”- u shpreh Vasili.

Mes të tjerash Vasili kërkoi që drejtësia të bënte zbardhjen e plotë të ngjarjes pa u ndikuar nga urdhrat që sipas tij jepen nga ana e kryeministrit, Edi Rama.

“Është momenti sot më shumë se kurrë për t’i bërë një thirrje shumë të fortë drejtësisë shqiptare që t’u qëndrojë larg urdhrave të një kryeministri dhe një qeverie që janë nën akuzë nga qytetarët. Drjetësia të kryejë deri në fund çdo veprim ligjor që determinon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Çdo vonesë u shërben vetëm nxitësve dhe kjo do pasonte pasoja të tjera të rënda. Agjencitë ligjzbatuese të bëjnë transparencë të plotë të ngjarjes. Çdo vonesë do përbënte një inkriminim tepër të rëndë të tyre. Të gjithë shqiptarët, e gjithë opozita janë sot më të palëkundur se një ditë më parë për t’u përballur me Edi Ramën, shkaktarin e tensioneve”- përfundoi Vasili.

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2022 01:00

    Kam pershtypjen qe keto deklarata jane thjesht perpjekje imazhi.Ramen do t'a akuzonin dhe e akuzojne per cdo gje,si do qe te jete,ky nuk perben lajm.Lajmi eshte qe Berisha u godit nga nje person me probleme mendore,jo nga nje njeri normal.Po te ishte goditur nga nje njeri normal,sot Berisha do t'a konsideronte veten /martir,hero/ per kauzen e vet,ose te/demokracise/sic ka qejf t'a cilesoje shpesh dhe nje hero nuk ka nevoje te vdese,kur behet fjale per kauza.Problemi qendron se grushtuesi ka probleme mendore,nje /heroi/ i zvjerdhet vlera e aktit te heroizmit po te merret vesh se nuk eshte sulmuar nga nje normal.Nuk mund t'a perdore kete akt aq kollaj sa mund t'a perdorte po te ishte sulmuesi normal.Prandaj sot opozita po perpiqet te vrase dy zogj me nje gur.Nga nje ane thone e dergoi Rama dhe nga ana tjeter perpiqen t'a nxjerrin si /agjent policie/,pra dhe i derguar nga Rama dhe /normal/perderisa /pretendohet/ te kete qene ne polici.

    Përgjigju
  • Tata: 07/12/2022 17:40

    Hahaha,po nderkombetaret as e pj....in politiken e non gratave e rrugaceve qe u shkojne pas,kush ul vehten te merret me ta,edi rama? Oh sa vlere i jepni vehtes por bota u njeh mire me kohe

    Përgjigju
  • Likja: 07/12/2022 16:31

    O torollak vasili clidhje ka rama me kete incident fajin e kane bodigardet qe lejuan kete incident.

    Përgjigju
  • Ska problem: 07/12/2022 16:29

    Shume llogjike e dobet zot vasili kur cdo gje po shkone ne normalitet kush kishte interes per konglikt ai qe eshte ne pushtet eshte kaluar problemi qendron te ato qe kerkojne te vijne ne pushtet pa zgjedhje vetem me proteste

    Përgjigju
  • aleksadros: 07/12/2022 15:03

    cfare Rama ja futni kote ore nuke ju do njeri me keputni qafen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki