Sulmi ndaj stafit të A1 Report
OSBE dhe SHBA dënojnë ngjarjen
OSBE dhe SHBA kanë dënuar sulmin e ndaj stafit të A1 Report ditën e djeshme në Lazarat, duke kërkuar marrjen e masave dhe dënimin e autorëve të këtyre ngjarjeve.ërfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç ka dënuar sulmin e stafit të A1 Report në Lazarat ditën e djeshme duke bërë thirrje për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë të jetë e mundur. Ambasada e SHBA mbështet përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit.
OSBE dhe SHBA kanë dënuar sulmin e ndaj stafit të A1 Report ditën e djeshme në
Lazarat, duke kërkuar marrjen e masave dhe dënimin e autorëve të këtyre ngjarjeve.
OSBE:Autorët të vendosen para drejtësisëPërfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç ka dënuar sulmin e stafit të A1 Report në Lazarat ditën e djeshme duke bërë thirrje për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë sa më parë të jetë e mundur.
“Dhuna kundër gazetarëve është e papranueshme, siguria është një parakusht bazë i punës së tyre”-thotë Mijatoviç
Në njoftimin e OSBE-së thuhet se makina në të cilin ndodhej një gazetar, një operator, një teknik transmetimi dhe shoferi i kanalit televiziv A1 Report, është qëlluar nga njerëz të maskuar dhe më pas i është vënë zjarri.
Makina me logon e A1 Report bashkë me pajisjet e medias është shkatërruar tërësisht. Gazetari Gerti Xhaja është mbajtur për pak kohë peng dhe është liruar pas ndërhyrjes së banorëve lokalë.
“Është pozitive që zyrtarët e kanë dënuar këtë incident dhe se policia ka nisur një hetim. Nuk dihet të ketë pafajësi për sulmet ndaj gazetarëve dhe autorët duhet të nxirren para drejtësisë sa më parë të jetë e mundur”-thotë Mijatoviç duke shtuar se “ Vitet e fundit siguria e gazetarëve në Shqipëri është përmirësuar dhe se është e rëndësishme të bëhet gjithçka e mundur që të sigurohet që ky rast nuk do të bëhet një precedent i keq”
SHBA: Mbështesim policinë, dënojmë dhunën ndaj gazetarëve Ambasada e SHBA ka shprehur mbështetjen për policinë për aksionin e ndërmarrë në Lazarat, duke shpresuar që të merret çdo masë për evitimin e viktimave dhe dënimin e autorëve. Ambasada e SHBA nuk ka lënë pa dënuar edhe sulmin ndaj grupit të A1 Report ditën e djeshme.
"Ambasada e SHBA mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit.
Shpresojmë të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima dhe bëjmë thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve."- thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7060
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor 2024, 15:33
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor 2024, 10:56
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27