Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarët shqiptar nga shtetasi rus, ku kishte dyshime për aktivitet spiunazhi, është asgjësuar sapo ka nisur. Kështu tha për gazetarët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, duke shtuar se kanë qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm.
‘Mendoj dhe vlerësoj se reagimi i gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore qoftë në radhë të parë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturës së saj të Forcave të Armatosura, të policisë së shtetit dhe të institucioneve të hetimit ka qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm. Ka pasur një përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi e cila është asgjësuar sapo ka nisur ajo. Mendoj se të gjitha strukturat meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO, ka mbështetur dhe mbështet të gjithë përpjekjen e botës demokratike për mbështetje të rezistencës ukrainase nga një pushtim i pajustifikuar, përpjekje për pushtim të pajustifikuar nga ana e Rusisë. Do këshilloja këdo edhe gjelat e politikës së opozitës që të presim hetimin, të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë që në bashkëpunim me prokurorinë do zbardhin ngjarjen. Ka një shprehje popullore që opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit. Shqipëria është anëtar i NATO me kontribute të çmuara në sigurinë e përbashkët të aleancës. Ata që bëjnë se janë shqetësuar shumë se vazhdojnë me pushime dhe s’kanë me ç’të merren dhe përdorin telefonin për të bërë statuse Facebook ,institucionet meritojnë falenderim nga çdo qytetar për reagimin e tyre të menjehershëm dhe për asgjësimin në kohë të një përpjekje që mund, ose siç dyshohet deri tani, të jetë një aktivitet i mirëfillte spiunazhi.’- u shpreh Balla.
Lajmi kryesor: