Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, u asgjësua sapo nisi! Berisha: Rama agjent i Kremlinit në Tiranë

Incidenti që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh, ku një shtetas rus, i shoqëruar edhe më dy të tjerë (një ruse dhe një ukrainas), sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë, ka sjellë sot sërish reagime nga politika në lidhje me reagimin e institucioneve shtetërore shqiptare ndaj sulmit.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, tha se në ngjarja e cila kishte dyshime për aktivitet spiunazhi u asgjësuar menjëherë ende pa nisur. Balla, vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, duke shtuar se kanë qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm.

Ndërkohë Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën, duke e konsideruar si cënuesin kryesor të sigurisë kombëtare në vend. Sipas Berishës Rama është agjent i Kremlinit në Tiranë.

Sakaq Partia e Lirisë thotë se institucione shqiptare kanë dështuar në ruatjen e bazave ushtarake nga ‘blogerët’ e huaj, duke mos i ndaluar dhe duke i lejuar që të futen brenda tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku tregon disa qytetarë me kombësi të huaj të cilët kanë vizituar bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

Si ndodhi ngjarja
Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë edhe në Poliçan u ndaluan 4 shtetas çekë të cilët po fotografonin tunelet në bazën ushtarake të Poliçanit. Edhe këto të fundit deklaruan se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të kqija.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, është asgjësuar sapo ka nisur

Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarët shqiptar nga shtetasi rus, ku kishte dyshime për aktivitet spiunazhi, është asgjësuar sapo ka nisur. Kështu tha për gazetarët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, duke shtuar se kanë qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm.

‘Mendoj dhe vlerësoj se reagimi i gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore qoftë në radhë të parë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturës së saj të Forcave të Armatosura, të policisë së shtetit dhe të institucioneve të hetimit ka qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm. Ka pasur një përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi e cila është asgjësuar sapo ka nisur ajo. Mendoj se të gjitha strukturat meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO, ka mbështetur dhe mbështet të gjithë përpjekjen e botës demokratike për mbështetje të rezistencës ukrainase nga një pushtim i pajustifikuar, përpjekje për pushtim të pajustifikuar nga ana e Rusisë. Do këshilloja këdo edhe gjelat e politikës së opozitës që të presim hetimin, të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë që në bashkëpunim me prokurorinë do zbardhin ngjarjen. Ka një shprehje popullore që opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit. Shqipëria është anëtar i NATO me kontribute të çmuara në sigurinë e përbashkët të aleancës. Ata që bëjnë se janë shqetësuar shumë se vazhdojnë me pushime dhe s’kanë me ç’të merren dhe përdorin telefonin për të bërë statuse Facebook ,institucionet meritojnë falenderim nga çdo qytetar për reagimin e tyre të menjehershëm dhe për asgjësimin në kohë të një përpjekje që mund, ose siç dyshohet deri tani, të jetë një aktivitet i mirëfillte spiunazhi.’- u shpreh Balla.

Ora 12:10
Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, Berisha: Kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare është Edi Rama

Sali Berisha e ka konsideruar si një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, incidentin në uzinën e armëve në Gramsh, të cilin e ka bërë Edi Rama.

'Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik. Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore. Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë.'- tha Berisha.

Ora 09:43
Denoncon Partia e Lirisë, poston fotot: ‘Blogerët’ kanë hyrë në Pashaliman, Rama ia ofroi NATO-s si bazë të sigurtë

Incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku shtetasët rusë tentuan që të futen brenda zonës ushtarake, dhe njëri prej tyre sulmoi me sprajt kimik dy ushtarët shqiptarë, ka kthyer vëmendjen tek siguria e bazave ushtarake në vendin tonë.

Partia e Lirisë thotë se institucione shqiptare kanë dështuar në ruatjen e bazave ushtarake nga ‘blogerët’ e huaj, duke mos i ndaluar dhe duke i lejuar që të futen brenda tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku tregon disa qytetarë me kombësi të huaj të cilët kanë vizituar bazën ushtarake detare të Pashalimanit.

‘Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.- shkruan Tedi Blushi.

Madje ai nënvizon se kryeministri në maj të vitit 2022 ia ofroi NATO-s si bazë të sigurtë.

'Vetëm dy muaj më parë "blogerë" të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!

Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime "blogerëve" të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur "blogerë" apo "turistë" janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç'mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.

Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!- shkruan Tedi Blushi.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë edhe në Poliçan u ndaluan 4 shtetas çekë të cilët po fotografonin tunelet në bazën ushtarake të Poliçanit. Edhe këto të fundit deklaruan se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të kqija.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2022 00:08

    PD ka Flamur Noken,kurse PS ka ekuivalentin e tij,Taulant Ballen.//....eshte asgjesuar sapo ka nisur.//-ja keput Taulanti! //Sapo ka nisur//!!Me te vertete o Taulant?! 10 dite vara-vinga ne zone,njeri prej tyre ka qene dhe ne Pashaliman,per te mos thene nese kane qene dhe ne objektiva ushtarake te tjera dhe Taulant veshegjati i ben fresk //Zylo Peleshit// se mos i nxehet shume karrigja dhe e heqin, duke thene i asgjesuam menjehere!!!Kjo histori nuk do te mbyllet me kaq,eshte shume e rende dhe kerkon nje //koke turku// te rrokulliset.

    Përgjigju
  • Librazhdi: 22/08/2022 13:48

    Taulant plehu.

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/08/2022 13:23

    Edhe sorrat e din se Edvin shkjau shqipfolës ështé vegel e Putinit në Gadishullin Ilirik…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë