Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën e posaçme për aktin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Rezoluta u miratua gjatë seancës plenare të PE-së. Beogradit i kërkohet që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës që ndodhen në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë edhe ekstradimin në Kosovë. Në rezolutë kërkohen sanksione ndaj Serbisë nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.
Eurodeputetet kanë dënuar edhe rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës. Nga Serbia kërkohet që të përmbahet nga mbështetja e çfarëdo grupi terrorist në veri të Kosovës në të ardhmen. Autoritetet dhe mediat në Serbi sipas eurodeputeteve duhet që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj Kosovës.
Nga Kosova kërkohet që të ketë dialog me serbët në Kosovës dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të reja lokale në veriun e banuar me shumicë serbe. Përmes kësaj rezolute, po ashtu kërkohet që të hiqen masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, që nisën në fund të Majit.
Po ashtu, eurodeputetët kërkojnë që të mos vihet në dyshim liberalizimi i vizave për Kosovën me 1 Janar të vitit 2024 dhe kjo çështje të mos lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.
Eurodeputetët dënojnë përpjekjet e Rusisë për ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçmas në raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkohet që të hetohet roli i mundshëm i Rusisë në ngjarjet në Banjskë.
Lajmi kryesor:
Sulmi në veri, Parlamenti Europian miraton rezolutën për Kosovën, Brukseli kërcënon me sanksione Serbinë për aktin terrorist
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska
19 Nëntor, 15:54
-
Media: Putin ka ftuar Vuçiçin për vizitë në Moskë
18 Nëntor, 20:19
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor, 15:48