BERAT- Pas sulmit ndaj dy ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake në vend. Mesditën e sotme 4 shtetas nga Çekia të moshës 40-45 vjeç, të cilët po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit, pasi është kontatuar se kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 4 të huajt (2 burra dhe 2 bashkëjtueset e tyre) kanë hyrë, duke shqyer derën, në tunelin që mbante makineri te vjetra që kanë prodhuar dikur pjesë për kundraajror. Ndërkohë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar foton eksklusive nga momenti i arrestimit të një prej shtetasve çekë, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Shtetasi çek vihet re se është veshur me kamuflazh ushtarak.

‘Në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Ndërsa në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.’- njofton policia.

Dy turistët çekë të cilët u arrestuan në Poliçan pasi po filmonin tunelet, u kanë thënë efektivëve të policisë në momentin e arrestimit se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të këqija.

‘Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq’- thanë ato, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, thotë se shtetasit e huaj janë konstatuar mëngjesit të sotëm tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit. Pas konstatimit të shtetasve çek, policia ushtarake, ka izoluar hyrjet e tuneleve të cilat janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe ka arrestuar 4 shtetasit çekë. Ato janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes thonë se ngjarja nuk ka lidhje me sulmin që ndodhi një ditë më parë në Gramsh, ku dy shtetas rusë (një burrë dhe një grua) si dhe një çek sulmuan me spraj kimik 2 ushtarë në uzinën e armëve, megjithatë 'skenari' i ngjarjes është shumë i ngjashëm.

Momenti kur arrestohet shtetasi çek nga FNSH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Arrestimet në Poliçan, policia jep detaje: Dy gratë u kapën jashtë me aparat fotografik, burrat ishin brenda tuneleve

Policia e Poliçanit ka reaguar  rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan.

"Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm. Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke. Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

Ora 14:23
U arrestuan nga policia në Poliçan, 2 çekët: Jemi turistë, nuk kemi qëllim të këqija

1661086993_page.jpgDy turistët çekë të cilët u arrestuan në Poliçan pasi po filmonin tunelet, u kanë thënë efektivëve të policisë në momentin e arrestimit se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të këqija.

‘Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq’- thanë ato, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Ora 13:58
Arrestimi i çekëve teksa po filmonin në tunelet në Poliçan, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e shtetasve çekë të cilët po filmonin në afërsi të tuneleve në Poliçan.

‘Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.’- njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ora 13:47
Filmuan fabrikën e fishekëve në Poliçan, Report Tv siguron foton ekskluzive të arrestimit të shtetasit çek

 

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, ka siguruar foton e arrestimit të shtetasit çek, i cili po filmonte në fabrikën e armëve në Poliçan. Shtetasi çek i arrestuar është veshur me kamuflazh ushtarak.