Vritet nga rusët gazetari amerikan, kolegu i plagosur rrëfen ngjarjen: U nisëm për të filmuar refugjatët, Brent e pashë në tokë me plumb në qafë (VIDEO)

Policia e rajonit të Kievit deklaroi sot se një gazetar amerikan u vra nga forcat ruse në Irpin, Ukrainë, ndërsa një tjetër gazetar amerikan u plagos nga trupat ruse. Këto janë pamjet e publikuara nga mediat sociale në Ukrainë, ku shihet gazetari teksa po transportohet në spital.

 Kolegu i gazetarit amerikan Brent Renaud i cili u vra, Juan Arredondo, një tjetër gazetar amerikan i cili   mbeti i plagosur gjatë këtij sulmi, ka treguar momentin e ngjarjes kur u sulmuan.

“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër , kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


M.Q.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë