Sulmi në Izrael, Senatori amerikan fshihet në strehën e bombave gjatë sulmit

Sulmi në Izrael, Senatori amerikan fshihet në strehën e bombave gjatë sulmit

1696833551_cc.jpg

Senatori amerikan, Cory Booker, tha se ai ndodhej në Izrael kur Hamasi nisi sulmet me raketa. Ai u fsheh në strehën e bombave në hotelin ku ndodhej.

“Rreth kësaj kohe, ditën e djeshm unë po vrapoja për në qytetin e vjetër kur mora një telefonatë urgjente nga shefi im i shtabit duke më thënë të kthehesha në hotel sa më shpejt që të mundesha, sepse po sulmohej”, tha Booker.

Përmes një videoje të postuar në X (ish-Twitter) gjithashtu përshkroi frikën në fytyrat e njerëzve dhe shqetësimet e tyre se çfarë mund të ndodhte më pas, raporton NewsSky.

“Kur u ktheva në hotel, u bashkova me të tjerët në strehën e bombave ose shkallët e hotelit. Fytyra të frikësuara, kishte fëmijë dhe të moshuar, familje, shumë amerikanë. Kishte një ndjenjë frike dhe shqetësimi dhe shumë prej nesh e dinin se kishin ndodhur gjëra të tmerrshme në të gjithë vendin në atë kohë”, tha Booker.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbi 900 të vrarë në Izrael, 687 në Rripin e Gazës! Hamasi kërcënon me ekzekutimin e pengjeve ndërsa Netanyahu sulmon me raketa


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari