Sulmi në kampin Jenin, OKB: Refugjatët palestinezë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ujë

Sulmi në kampin Jenin, OKB: Refugjatët palestinezë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ujë

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, thotë se është e shqetësuar për ndikimin e operacionit izraelit në kampin e refugjatëve Jenin.

Në një deklaratë, agjencia palestineze e OKB thotë se shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike janë ndërprerë në zona të mëdha të kampit, duke i lënë banorët në pamundësi për të lëvizur nga shtëpitë e tyre.

"Refugjatët kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm dhe qumësht pluhur për fëmijët," thotë Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët.

Gjithashtu ata njoftuan se katër shkolla dhe një qendër shëndetësore janë shkatërruar, duke bërë që të mos funksionojnë për shkak të shkëmbimit të rëndë të zjarri, gjatë ditës së djeshme.

"Kërkohen veprime urgjente për të siguruar që të lënduarit të kenë akses në kujdesin mjekësor”, njoftoi agjencia e OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjitha palëve të parandalojnë këtë cikël të dhunës në rritje.

 


Lajmi kryesor:

Forcat izraelite ende brenda kampit Jenin! Vijojnë shkëmbime zjarri dhe përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë,10 të vrarë dhe 100 të plagosur


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë