E ashtuquajtura `Vejusha e bardhë`, është vënë në kërkim nga Interpoli, i cili ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 29 –vjeçaren britanike Samantha Lewthwaite.
Ajo dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të masakrës që ndodhi në qendrën tregtare Westgate në Nirobi të Kenya-s, ku humbën jetën 67 persona. Ky urdhër arresti i Interpolit, u lëshua pas kërkesës së bërë nga autoritetet e Kenya-s.
Formalisht, ajo akuzohet për mbajtje të paligjshme të lëndëve ekspolozive. Këto akuza, bazohen edhe në vepra penale të kryera që prej vitit 2011-të.
Siç referojnë mediat ndërkombëtare, Samantha Lewthwaite, ka marrë emrin `vejusha e bardhë`, pasi thuhet se ajo ishte gruaja e një prej kamikazëve, që u hodhën në erë në metronë e Londrës në vitin 2005-së .
Hetimet për masakrën në Kenya do të kryen edhe nga disa ekspertë amerikanë, gjermanë, kanadezë e britanikë si edhe specialistë të interpolit. Do të kontrollohen me imtësi vendngjarja në qendrën tregtare "Westgate" për të gjetur kampione të AND-së, të shkaktarëve të kësaj tragjedie që tronditin mbarë botën.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com